Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, sot më 05.02.2025 e mirëpriti Konsullin e ri të Përgjithshëm të Republikës Domenikane në Cyrih, z. Jose Luis Diaz. HelveticAlforum ka mësuar se takimi ishte miqësor dhe miqësia e dy shteteve tona do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Për më shumë ja se si e përshkruan këtë takim z.Berisha:
„Sot kemi pritur Konsullin e ri të Përgjithshëm të Republikës Domenikane në Cyrih, z. Jose Luis Diaz, në vizitën e tij të parë në një Konsullatë tjetër. E falënderuam Republikën Domenikane për mbështetje dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy misioneve tona në fusha të ndryshme“.
helveticALforum