Lugano ka pësuar humbje në udhëtim, me rezultat 2:1 nga St. Gallleni. Skuadra e Luganos rrezikon që nesër të humbin kreun e tabelës në rast të fitores së Baselit. Portieir Amir Shaipi, futbollisti Uran Bislimi u paraqitën titullarë dhe Albion Hajdari nga minuta e 46-të për Luganon dhe Betim Fazliji nga minuta e 79-të për St. Gallenin. Në fund të takimit Fazliji u ndëshkua me karton të verdhë. Golat pëër St. Galllenin i realizoi Witzig (76′ e 90+4′), dhe për Luganon Koutsias (27′). Pas javës së 22-të, Lugano kryeson me 38 pikë e St. Gallen renditet në vend të 6-të me 32 sosh./K.Goca