Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën edhe ajo sot tha votën e saj, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf.
Gërvalla në një postim në Facebook, shkruan se kjo votë është për mërgimtarët, për mallin që e kanë bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e lanë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruan kurrë.
“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet. Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë. Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë. Gërvalla tha se Kosova ju ka borxh shumë. |E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra. Me zemër e mendje, gjithmonë me ju”, ka shkruar Gërvalla, njofton rtk.