Sot ishte festë në mesin e mërgimtarëve tanë. Erdhi koha që të votohet në konsullata e ambasada të Kosovës gjithandej evropës e botës. Edhe në Milano, sipas burimeve tona ka kaluar mirë proçesi i votimit.
Ja se çka na shkruan veprimtari, atdhetari i dëshmuar dhe publicisti që jeton e vepron në Milano të Italisë, z.Arsim Mulliqaj:
“Në orën 10.30 ditë me shi hyra në objektin e përfaqësisë sonë diplomatike në Konsullatën e Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në via San Martino, 10 në Milano për të kryer detyrimin qytetar për të votuar.
Bindja ime me votë të lirë ishte qëllimi i synimit tim. I pari i Konsullatës, Shkëlqësia e Tij z. Diamant Kastrati më priti me dashamirësi, votova dhe e zgjatëm bisedën me z. Kastratin në zyrën e tij, ku edhe më dhuroj librin e Bardhyl Mahmutit “Gli Squadroni della morte” i përkthyer në gjuhën italiane nga Ismete Selmanaj Leba.
Ishte kënaqësi e madhe se erdhi dita ime.
Me z. Kastrati i shkëmbyem interesat e përbashkëta, gjithçka për të mirën e shtetit. Mërgimtarët e krahinave të ndryshme të veriut të Italisë, hynin, votonin dhe vazhdonin udhëtimin e tyre të mëtutjeshëm. Kjo ditë e bekueshme do të jetë e paharrueshme në jetën time sepse, është hera e parë që votova për vendin tim. Rrnoftë populli ynë.
Rrnoftë Republika jonë. Arsim Mulliqaj, Milano, 08 shkurt 2025