Z.Osman Osmani njihet për kontributin e tij edhe kombëtar jo vetëm në Zvicër që jeton e vepron por gjithandej. Ai ka shkuar enkas në Kosovë për të dhënë votën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ja se si e përshkruan këtë ditë z.Osmani:
„Sot në qendrën e votimit tek Sh. F. „ Naim Frashëri“ mbreteronte atmosferë festive!
Votuesit janë shumë të mirësjellshem në krahasim me klasën politike dhe militantët partiak, te cilët përpos premtimeve pa mbulesë dhe gjuhes denigruese, lënë shumëçka për të dëshiruar.
Unë, edhe pse i dyzuar se a me votuar apo jo, megjithatë vendosa dhe e ushtrova të drejtën e cunguar themelore të votimit, pasi siç dihet ligji e sistemi aktual zgjedhor nuk lejon perzgjedhjen e kanditateve të ndyshëm pavarësisht listës partiake dhe na kufizon e detyron të votojmë vetëm kandidatët nga një subjekt i vetëm.
Deri në zgjedhet e ardhshme pres nga ata që i kam votuar, që të angazhohen aktivisht për botën e punës dhe sigurimeve shoqërore, për një reformë zgjedhore e cila ndër të tjera perfshinë mundësinë për të përzgjedhur e votuar kanditatë, pavarësisht subjektit politik, perfaqësimin ne Kuvend të zonave tradicionale zgjedhore, vendet e rezervuara për mërgatë dhe përfshirjen e strukturuar e institucionale të profesionisteve transnacional dhe rrjeteve të diasporës në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ta e veçanërisht në shqyrtim e konsultim kur është fjala për marreveshjet ndërshtetërore dypalëshe e shumëpalëshe!“.
Mërgata shqiptare e dëshmon edhe kësaj here se është e lidhur me tokën e të parëve, por varet nga shteti se sa do të kontribuoj në të ardhmen sidomos për gjeneratën e re që po lindin e po rriten në vende të ndryshme të evropës e botës.
helveticALforum.ch