Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në mes natë në shesh të Prishtinës tha se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij.
“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash”.
“Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë”.
“Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”.
“Ajo që dihet nga rezultate preliminare është që edhe m’i bë bashkë pdk-hyn dhe LDK-hyn nuk bëjnë sa Vetëvendosja jonë”.