Zvicra vend i bekuar. Zvicra atdhe i dytë. Zvicra është në zemrat e shqiptarëve. Flitet se në Zvicër janë afërsisht mbi 350.000 shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare. Faleminderit Zvicër për mundësitë që na ka dhënë. Shkolla Plotësuese Shqipe “Naim Frashëri” në Zvicër po funksion me të gjitha mundësitë që na ka dhënë Zvicra nëpër ambiente të shkollave zvicerane. Në Zvicër funksionojnë shumë shoqata shqiptare. Shkurt e shqip thuajse të gjithë mërgimtarëve ju duket se janë në atdheun e tyre të dëshiruar, me ligj e rregulla e këtë të mirë ia duan edhe vendit të të parëve.
Në Lozanë, mu në qendër të këtij qyteti të njohur jo vetëm në Zvicër, por në gjithë evropën, është edhe një lokal, restaurant shqiptarë me pronarë edhe ate nga Gjakova. E njohin të gjithë mërgimtarët e kësaj ane, atje kanë drekuar apo darkuar personalitete të ndryshme.
Vlenë të përmendet, se gjenerata e re e mërgimtarëve, dijnë të rrijnë bashkë, duhen mes veti, bashkëpunojnë dhe e ndihmojnë njëri tjetrin edhe në fusha të ndryshme të biznesit. Është një punë e madhe e respektuar nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri dhe z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih të cilët, një orë me e pas të lirë nga dita, ata gjejnë mundësi për tu takuar me mërgimtarë të ndryshëm për të bashkëbiseduar, për ti frymëzuar për të kontribuar për të mirën e kombit, sepse dihet, se diaspora ishte dhe mbetet arteria kryesore e së mirës në atdhe. Edhe z.Demiri, por edhe z.Berisha, qëllim kryesor e kanë të kontribuojnë te gjenerata e re e mërgatës që të mos shkëputen nga atdheu i të parëve. Pas një vizite në një spital Sierre të Zvicrës, ata u ndalën në afërsi të Lozanës tek Taxhedin Ameti nga Kumanova i cili ishte i shoqëruar nga Nënkryetari i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe religjion, z.Fehim Abazi me të cilët bashkëbiseduan për tema të ndryshme e sidomos për të ardhmen e diasporës.
E sonte, aty rreth orës, 19.00 u ndalën në Lozanë tek restauranti “Churraso” me pronarë Met Fetaj nga Gjakova. E mërgata shqiptare si në atdhe nuk të lëshon pa bukë e zemër. Ishte një bashkëbisedim vëllazëror, prandaj edhe e meriton të përshkruhet me pak fjalë, por mbi të gjitha triumfoi dashnia e atdheut, se po të mos ishte diaspora do të ishte ndryshe në atdheun tonë. Në këtë ndej ishin prezent disa afarist nga Maqedonia e Kosova. Vërtet madhështore.
Ambasadori Demiri dhe Shefi i Konsullatës, z.Berisha të shoqëruar nga z.Florim Useini veprimtar i dëshmuar i unitetit, njëherit kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe z.PhD. Dashnim Hebibi, kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” si dhe pjesë e projektit medial, Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.ch, që do të vije së shpejti për diasporë. Mikëpritja ishte e përzemërt nga Skender Jasiqi nga Peja, Fatmir Alim Guri nga Shkupi, Fadil Alim Guri nga Shkupi, Milaim Berisha nga Deçani, Atdhe-Adian Jasiqi, Jetmir Alimi.
Këto takime janë shumë frytëdhënëse dhe i mungojnë mërgimtarëve që të njoftohen përsërafërmi për tema të ndryshme që ata i preukupojnë. Modestia është “arma” më e madhe dhe më e ndershme. Është interesante ti dëgjosh mërgimtarët tanë ka tregonin vështirësitë kur kanë ardhur në Zvicër. Afaristi Fatmir Alim Guri nga Shkupi me shumë emocione tregonte ditën e parë në Zvicër. Nërsa Milaimi nga Deçani gjithashtu tregoi se si ka hyrë në fushën e biznesit e jo pa vështirësi, por sot ata janë mirë me punë dhe thotë, se me punë dhe vetëm punë arrihen sukseset. Nuk dinte gjuhë. Nuk e njihte vendin. Punën jo se jo. Por, me punë e përkushtim ata sot mbajnë mbi 200 punëtorë dhe kanë arritur suksese të mëdha. Kjo është diaspora jonë, që ka sakrifikuar shumë për tokën tonë.
helveticALforum