/ Aarburg, 13 shkurt
Me të përfunduar ditën e sotme të punës në Ambasadë, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë të Zvicës i shoqëruar me z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Biznesmenëve Shqiptarë në Zvicrën Qëndrore e kanë vizituar edhe një afarist të suksesshëm.
Ja se si shprehet, Shkëlqesia e Tij në lidhje me këtë takim:
Sot, me shumë nder dhe respekt, vizitova restorantin Traube (Rrushi) në Aarburg, në pronësi të z. Fluturim Kadriu, së bashku me kryetarin e nderit të Rrjetit të Bizneseve, z. Florim Useini.
Restoranti Traube ka qenë gjithmonë më shumë se një vend ku shërbehet ushqim – ai ka qenë dhe mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për kërçovarët dhe për shumë shoqata shqiptare, të cilat për vite me radhë kanë zhvilluar takime dhe organizime me vlerë. Nuk ka qenë vetëm një hapësirë fizike, por një vatër e ngrohtë, ku kauzat shqiptare kanë gjetur përkrahje dhe dashamirësi.
Fluturim Kadriu ka dëshmuar përkushtimin e tij duke hapur dyert e restorantit në çdo kohë, duke pritur me orë të tëra derisa të përfundonin mbledhjet dhe duke mbështetur organizime që kanë forcuar komunitetin tonë. Kontributi i tij shkon përtej biznesit – ai është një shembull i një shqiptari të përkushtuar ndaj rrënjëve dhe vlerave të tij.
Në cilësinë e Ambasadorit dhe në emër të gjithë aktivistëve shqiptarë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për z. Fluturim Kadriu, për gatishmërinë, mikpritjen dhe përkushtimin e tij të palëkundur.
E them dhe do ta them gjithmonë me krenari: afarisët shqiptarë në Zvicër janë sot një faktor i rëndësishëm, jo vetëm këtu, por edhe në vendlindje. Janë ata që me punën, përkushtimin dhe zemrën e tyre të madhe, ndërtojnë ura të forta mes atdheut dhe diasporës.“ Edhe ky takim dëshmon se Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri gëzon autoritet të madh tek mërgata jonë dhe fjalët e tij dëgjohen me shumë vëmendje dhe shumë afaristë janë edhe të interesuar që të investojnë në Maqedoni të Veriut ku janë edhe mundësitë e mira, por në anën tjetër edhe ulet papunësia.
helveticALforum