/ Preshevë, 24 shkurt 2025
Shkolla Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë është njëra nga shkollat më të mëdha në Serbi. Për momentin i ka rreth 1400 nxënës.
Nga kjo shkollë kanë dalur shumë personalitete. Sot, në orët e paraditës e vizituan dy veprimtarët nga Lugina e Preshevës, PhD. Dashnim Hebibi nga Presheva, President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore në Zvicër, Kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Zvicër, njëherit editor i helveticALforum.ch dhe pjesë e qendrës mediale në ardhje Sam24.info dhe z. Rafet Ademi, koordinator i institutit, njëherit Kryetar i Shoqatës Kulturore “Fricktal” në Zvicër, atdhetar i njohur për kontribut për të mirën e kombit.
Mësuam se në të ardhmen do të bashkëpunohet më shumë mes stafit të shkollës dhe mërgatës. Ja se si e përshkruan z. Hebibi takimin. “Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme të kthehesh pas shumë vitesh në shkollën fillore, aty ku gjithçka filloi.
Çdo kënd i asaj shkolle, çdo korridor dhe klasë mbanë kujtimet e fëmijërisë, zërat e shokëve të vegjël dhe mësimet e para që ndoshta atëherë dukeshin të thjeshta, por që hodhën themelet e rrugës tënde në jetë. Tingullin e shkumësit kur shkruante në dërrasën e zezë, alfabetin, mësuesja ime, tashmë e ndjera, znj. Zehra.
Drejtoresha e shkollës fillore ka një rol të veçantë në jetën e çdo nxënësi, veçanërisht aty ku bëhen hapat e parë në arsim dhe formim. Ajo nuk është vetëm një udhëheqëse, por edhe një figurë mbështetëse që siguron një ambient të sigurtë dhe motivues për të mësuar.
Shumë falemnderit për kohën që ndatë Drejtoresha, znj. Fitore Sahiti. Përcolla përshëndetjet e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Zvicër. Në kë takim isha i shoqëruar me z. Rafet Ademi. Nga drejtoresha u njoftuam edhe me vështirësitë që i ka shkolla, sidomos ato në infrastrukturë. Shkolla është ndërtuar në vitin 1965. 1400 nxënës me 68 paralele, 140 arsimtarë, 180 është stafi.
Në takim ishin prezent: znj.Fitore Sahiti- drejtore znj.Teuta Limani- qrs. e gj. angleze- Kryetare e Këshillit të shkollës, z.Bashkim Jusufi- nd. Drejtor, z.Ramadan Aliu- nd drejtor.
Me këtë rast i dhurova edhe disa nga librat e mi të shkruar. Në këtë takim bashkëbiseduam edhe për disa ide që do të ishte mirë të praktikohen në shkollë ku janë model zviceran. Drejtoresha, znj. Sahiti na tha se sidomos në hyrje të shkollës, mbulimi i shkallëve, kemi frikë për rrëzim, sepse është në gjendje të vështirë. Po besoj se në fillim të marsit, ashtu siç kemi bashkëbiseduar me drejtuesit e komunës, do të vazhdohet puna e mbetur që shkolla të jetënë një gjendje normale.
Drejtoresha na tregoi edhe për punët që po bëhen e kontributi i saj dhe stafit me nxënës dhe prindër. Ishin emocione të papërshkrueshme. I urova shëndet dhe suksese e drejtoresha me stafin e saj na përcollën me falënderime. U ndamë nga ky takim me shumë dhimbje, që nuk mundemi ta fshehim e duke u lutur që të mos ndodh më e keqja, kur dihet se gjendja e shkollës, sidomos hyrja është e rëndë”
HelveticALforum