Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Greqinë U-21 në muajin mars.
FSHF bëri me dije se ka arritur marrëveshjen me Federatën Greke të Futbollit dhe ndeshja do të luhet më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00.
Gjithashtu, më 25 mars, Shqipëria U-21 që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, do të përballet në një tjetër takim miqësor me Luksemburgun U-21, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, në orën 18:30, njofton euronewsal