Klubi letrar ” Xhevdet Bajraj ” në Rahovec, të premtën më 28.02 2025, përuroi libri e Hamzë Morina, ish kryetar i LAPSH-it për Zvicër, mësues veteran me titull “Me Gjyshin shtigjeve të lirisë”. Para pjesëmarrësve të shumtë, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi e të Gjyshit, ish nxënës e veprimtarë nga Rahoveci e rrethina, njerëz që bashkë me ne në vitet më të vështira, kishim ndarë përpjekjet për liri e pavarësi në kushte shumë delikate të Republikës së Kosovës nën pushtimin serb.
Bekim Kelmendi, ish nxënësi im nga Kramoviku, tash poet, në emër të Klubit letrar, moderoi për mrekulli këtë ngjarje kulturore në sallën e shtëpisë së kulturës në Rahovec, derisa kolegu i tij, Qemajl Krasniqi lexoi pêr të pranishmit një analizë të thukët pasi kishte lexuar paraprakisht librin tim me kujdes.
Ibrahim Kryeziu, një bashkëveprimtar i hershëm shpalosi biografinë e redaktori i librit, Munish Hyseni,bashkëveprimtar dhe koleg i asaj kohe i Gyshit, lexoi recensionin shumë domethënës për librin.
Fetah Berisha, kryepersonazhi i librit, falenderoi autorin dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim dhe si gjithmonë modest, na dëshiroi suksese në punën tonë, duke na porositur se Republika e Kosovës dhe liria e saj të mbeten gjithmonë kryefjala jonë.