Universiteti “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me kompaninë Terra, ka prezantuar sot një projekt inovativ për sektorin e turizmit në Kosovë – Barometrin Turistik. Ky project përfaqësonplatformën e parë të këtij lloji në vend dhe synon të ofrojë njëpasqyrë të detajuar dhe të bazuar në të dhëna mbi performancëne sektorit turistik, duke përfshirë cilësinë e shërbimeve në hoteledhe restorante.
Barometri Turistik është ndërtuar mbi një analizëtë thelluar të vlerësimeve dhe komenteve të vizitorëve, duke krijuar një sistem që mat në mënyrë objective përvojën e klientëve në sektorin e mikpritjes.
Me këtë platformë, për herë tëparë, komunat, bizneset dhe institucionet përkatëse do të kenëqasje në të dhëna të detajuara mbi perceptimin e turistëve dhecilësinë e shërbimeve të ofruara në destinacionet kryesore tëvendit. Përveç ofrimit të analizave të bazuara në të dhëna, kyprojekt përfshin edhe një komponent inovativ – një asistentvirtual (ChatBot) i ndërtuar për të ndihmuar pronarët e hotelevedhe restoranteve të kuptojnë më mirë performancën e tyre dhe tëpërmirësojnë shërbimet që ofrojnë.
Ky asistent (ChatBot) do tëanalizojë komentet dhe vlerësimet, duke ofruar rekomandimekonkrete për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhemenaxhimin e reputacionit online. Ky projekt është një hap irëndësishëm në strategjinë e Universitetit “Haxhi Zeka” për tëndërlidhur akademinë me sektorin privat dhe për të kontribuarnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Universiteti synon tëvazhdojë të jetë një qendër inovacionit dhe kërkimit shkencor, duke sjellë projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt nëpërmirësimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. BarometriTuristik i Kosovës jo vetëm që ndihmon në monitorimin e cilësisë së shërbimeve turistike, por gjithashtu krijon mundësi tëreja për zhvillimin e strategjive më të mira për promovimin dhepërmirësimin e turizmit.
Kjo platformë do t’i ndihmojë komunatdhe bizneset të identifikojnë pikat e tyre të forta dhe të dobëta, duke i orientuar drejt investimeve dhe përmirësimeve që do tabëjnë Kosovën një destinacion turistik më konkurrues. Universiteti “Haxhi Zeka” do të vazhdojë të luajë një rol kyç nësjelljen e risive dhe projekteve të cilat ndihmojnë në zhvillimin e vendit.
Për më shumë informata mbi këtë projekt dhe qasjen në analizate detajuara të Barometrit Turistik, mund të vizitoni platformënzyrtare në linkun:
https://unhz.eu/blog/barometri-turistik-i-kosoves/