Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është edhe këtë vit pjesë e Panairit Work and Study 2025, një event i rëndësishëm i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Takimet nisën më 3 mars, me dy ditët e para të panairit që u zhvilluan në Peshkopi dhe Kukës. Maturantët e këtyre qyteteve treguan interes të veçantë për Universitetin e Shkodrës, duke e parë atë si një zgjedhje të sigurt për studimet e tyre të larta.

Gjatë takimeve, maturantët morën informacione të detajuara për programet e studimit, kriteret e pranimit dhe mundësitë për karrierën e tyre të ardhshme. Prezantimet e drejtpërdrejta dhe materialet informuese të shpërndara u pritën me entuziazëm, duke rritur ndërgjegjësimin mbi ofertën akademike të Universitetit tonë.
Takimet vazhdojnë, më 5 mars, ora 11:00 në Pallatin e Sportit Shkodër, kurse më 6 mars në Lezhë! Ju mirëpresim për t’u njohur më nga afër me të gjitha mundësitë që ofron Universiteti i Shkodrës!