Edhe pse larg, zemra ime rrah për vendlindjen, për Luginën e Preshevës. Aty ku rrugët mbajnë kujtimet e fëmijërisë sime dhe njerëzit flasin me dashuri e krenari. Kujtoj aromën e bukës së sapopjekur nga duart e nënës, zërat e fëmijëve që luajnë në rrugicat e lagjes sime Llapincë dhe mikpritjen e ngrohtë të njerëzve tanë.
Largësia mund të na ndajë fizikisht, por kurrë nuk do të mund të më largojë shpirtërisht nga rrënjët e mia. Shikoj nga larg e lutem për zhvillimin dhe lumturinë e vendit tim.
Pavarësisht ku jemi, ne jemi një – me zemër dhe mendje gjithmonë të kthyer nga vendlindja jonë e dashur. Luginë e Preshevës, je dhe do të mbetesh gjithmonë pjesë e imja! Zot, bekoje!
Nga PhD. Dashnim Hebibi, Preshevë