Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit publikoi listën e aplikuesve për Fondin e Krijimtarisë Letrare për të Rinj.
Pak kohë më parë, QKLL dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapën thirrjen për të gjithë ata autorë të rinj që ende i kanë në dorëshkrime krijimet e tyre të para. Kjo thirrje ishte një mundësi për t’i transformuar dorëshkrimet në një libër.
Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të promovojë letërsinë e re shqipe, duke u ardhur në ndihmë autorëve të rinj shqiptarë për të botuar dhe për t’u bërë pjesë e një hapësire më të gjerë njohjeje përballë lexuesit.
Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç. Nga aplikimet, i cili përfundoi në datën 1 mars, rezultoi që 18 autorë të rinj kishin aplikuar në Fondin e Krijmtarisë Letrare për të Rinj, njofton oranewsal.
Ata janë:
- Antonio Çikollari “Pesë vdekje” – Albas
- Armand Braho “Dashuritë s’kanë diell” – Albas
- Thimi Gogo “Arti i braktisjes” – Albas
- Aleksandra Gjata “Robert Hendov” – Albas
- Liza Brozi “Vdekja e kukullës” – Albas
- Ira Koçi “Balada e dhembjes” – Albas
- Arbër Selmani “Testosteron” – Albas
- Sanja Hoxhallari “M’u përflak e vjetra retiçencë” – Albas
- Xhentiana Muskaj “Portreti i Shtjefnit” – Albas
- Ena Bulku “Pallati i dëshpërimit” – Ombra GVG
- Elvin Nuri “Shpikja e skandalit në idil” – Berk
- Anxhela Dautllari “Anahera: E fshehta në godinën e pestë” – Toena
- Xhenson Çela “Dëbime me forcë” – Mediaprint
- Rejvi Dervishi “Tabloja” – Mediaprint
- Rea Shundi “I dashur mik” – ACC
- Klenti Hodo “Ça t’ka shpirti” – Argeta – LMG
- Klea Dhima poezi – Argeta – LMG
- Florinda Dodaj “Me sytë e zemrës” – Muza