/ Autore: Gëzime Abdulli, Preshevë/
Jam fëmi i lumtur sot
Zemra e vogël më troket fort
Për një festë po flitet shumë
Sa gjallëri ngjallka tek unë!
Gjysh e stërgjysh qenkan përpjekur
Besa, shpesh edhe qenkan ‘djegur’
Por dëshirën për dituri
Nuk e ndali asnjeri.
Dhanë çka patën
Asgjë s’kursyen
Për ta lexuar fjalën shqip
Kur dyert i hapën
dhe shtëpitë në shkolla i shndërruan
Respekt pa fund merituan.
E vogël jam, fillestare
E vetëdijshme dhe krenare
Se 7 Marsi duhet festuar
Se pa këtë ditë
Nuk do të ishim të bekuar.
( Autorja e poezisë është mësuese në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë )