/ Nga Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicrën Qëndrore/
Sot, paradite, isha pjesë e takimit me anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore me kryetar, Visar Robelli i cili prezantoi aktivitetin e deritanishëm, anëtarët e rinj në kryesi si Ahmet Shehu, Flakron Avdijaj dhe Kudret Abdiun – si dhe planet për të ardhmen, përfshirë forumet ekonomike, Konferencën 2025, “Kafen e mëngjesit” dhe memorandumet e bashkëpunimit me disa oda ekonomike në Luzern dhe Kosovë.
Njëkohësisht, ishte kënaqësi dhe nder të takoj përsëri afaristët e rrethit, me të cilët kemi ndërtuar këtë rrjet me përkushtim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Më pas, anëtarja më e re arkitektja Fatmire Morina-Skovrqani nga Zürich prezantoi kompaninë e saj, Partner in Planning, duke ndarë me ne fushën e saj të veprimtarisë, e cila përfshin projekte ideore, projektim ndërtimi, plane të detajuara dhe mbikëqyrje deri në realizimin e tyre.
Një ditë e nisur mbarë, me njerëz të mirë dhe me energji pozitive.
helveticALforum