Nga: Besim Muhadri/
Të shkruash për Zekeria Canën, për këtë veteran të historiografisë shqiptare por njëherësh edhe një nga figurat e rëndësishme të kësaj historiografie, është e vështirë. Jo pse nuk ke çfarë të shkruash, por duhet tëhulumtim, informacion, dhe para së gjithash, korrektësi për të shpërfaqur brenda një shkrimi gjithë kontributin e tij të dhënë dekada me radhë. Ikja e tij fizikenga kjo botë vite më parë, përkatësisht më 10 janar të vitit 2009 ishte shumë e dhimbshme, ndonëse kishte 75 vjet të jetës, sepse profesor ZekeriaCana kishte për t’i dhënë akoma historiografisë shqiptare, ashtu siç i dha gjatë dekadave të tëra të jetës dhe të krijimtarisë së stij.
Kur lexojmë biografinë e tij, shohim se ai ishte njëpedagog i përkushtuar, një gazetar po ashtu i përkushtuar, por edhe një aktivist dhe entuziast i madh i aktiviteteve të cilat do të ishin në favor të njohjes se shqiptarëve në një kohë kur ata diskrimoheshin në të gjitha aspektet. Sa e shohim mësues, sa e shohim korrespodent të gazetës “Rilindja”, sa themelues i shoqatës së studentëve shqiptarë që studionin në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetëtë shekullit të kaluar në Universitetin e Beogradit, në kohën kur në Kosovë nuk kishte universitet, sa profesor historie, sa të pushuar nga puna e të përndjekur, sa punonjës arkivi, instituti, themelues Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtavedhe Lirive të Njeriut, sa të rrebeluar ndaj padrejtësive që regjimi jugosllav e ai serb i bente popullit të tij.
Interesimet e tij për çështjen shqiptare dhe zbardhjen e të vërtetës për të i shohim që herët, por më theksueshëm do t’i hasim te punimet e tij shkencore. Herën e parë me rastin e përgatitjes dhe mbrojtjes se temës së magjistraturës dhe herën e dytë me rastin e punimit dhe mbrojtjes së disertacionit të doktaraturës. Që të dyja kishin të bënin me çështjen shqiptare, përkatësisht me përpjekjet dhe lëvizjet e vazhdueshme të shqiptarëve për liri dhe pavërësi, në kohë dhe periudha të ndryshme. E para ka të bëjë me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Kosovëgjatë viteve 1909-1912 dhe qëndrimin e Serbisë ndaj kësaj lëvizje, ndërsa e dyta me qëndrimet e socialdemokracisë serbe në krye me DimitrieTucoviqin ndaj çështjes shqiptare.
Pra siç shihet, rruga jetësore dhe shkencore e profesor Zekeria Canës ishte e përcaktuar që herët. Nuk kishte asnjë dilemë se ai do të punonte, gjurmonte vazhdimisht, jo vetëm në ndriçimin, por edhe në mbrotjen deri në fund të çështjes shqiptare, të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe në përgjithësi të atyre që jetonin mbrenda hapësirës së të ashtuquajturës Federatë Jugosllave, ku në vazhdimësi dhe egërsisht shkeleshin të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Puna dhe hulumtimet shkencore të profesor Zekeria Canës, ku trajtohen probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., kanë“Bottom of Form
mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike”. Si të tilla ato natyrisht se përbëjnë njëkontribut të rëndësishëm tëtij.
Gjatëleximit dhe studimit të veprave të Zekeria Canës, shohim se studimet e tij, reagimet dhe hulumtimet e tij janë të bazuara nëanaliza shkencore, ku asnjëherë nuk mungon qëndrimi kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit. Në shkrimet dhe studimet e veta profesor Zekeria Cana, përveç shpjegimit historik të dokumenteve, ai arrin që me njëmaturi, thellësi dhe guxim intelektual dhe me fakte të demaskojë dhe të hedhë poshtë pikëpamje dhe qëndrime pseudoshkencore dhe shoveniste tëhistografisë serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Në studimet e profesor Canëspërveç pasqyrimit objektiv të ngjarjeve me rëndësi të madhe për popullin shqiptar dhe historiagrafisë së tij në tërësi, vërehet edhe një stil i veçantë, dhe i rrjedhshëm i të shkruarit, i të trajtuarit dhe i të argumentuarit. Profesor Cana ka një gjuhë tejet të pastër, e cila karakterizohet nga një sintaksë dhe leksik i rrallë, që do t’ia kishin lakmi edhe gjuhëtarët dhe letrarët më në zë të kohës.
Shikuar në tërësi, interesimet studimore të profesor Zekeria Canës, veçanërisht ato qëkanë të bëjnë me Lëvizjet Kombëtare Shqiptare, janë një kontribut shumë i çmuar që japin mundësi thellimi në këtë fushë dhe të njohjes së këtyre periudhave të cilat trajtohen nga ai. Po ashtu aty kemi edhe qartësime të shumë çështjeve historiagrafike, veçanërisht të periudhës së dhjetvjetëshit të parë të shekullit të kaluar.
Profesor ZekeriaCana fushën e interesimeve dhe kontributeve të tij e ka shtrirë edhe në periudha të tjera historike, ndërsa aktivitetet e tij gjatë viteve të okupimit serb të Kosovës, sidomos në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovës, janë një kontribut i jashtëzakonshëm që mbahet mend nga gjeneratate atyre viteve, për të cilat profesori ishte bërë një simbol i mbrojtjes të të drejtave kombëtare shqiptare, por edhe një shpresë e luftës për liri në Kosovë, gazetadielli.