Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (Deutsche Bundesstiftung Umwelt – DBU), ofron Fellowship ne Gjermani për një periudhë kohore nga 6 – 12 muaj për studentet aktual PhD dhe të diplomuarit master të të gjitha disiplinave. Ky Fellowship, jo vetëm u jep mundësi studentëve për tu njohur dhe zhvilluar njohuritë e tyre praktike, por krijon dhe lidhje nderistitucionale nepermjet supervizoreve të të dyja institucioneve (Gjermani – Shqiperi).
Info rreth programit: https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/
Aplikimi kryhet online, bashkangjitur linku me poshte per aplikim:
Për aplikim nevojiten:
- Një projekt proposal (max. 3 faqe A4, shikoni FAQ për strukturen);
- Një letër rekomandim për mbështetje dhe konfirmim te rëndësisë rreth temës së propozuar (1 A4, nga një Profesor, Dr);
- Listë notash dhe diplomat në anglisht;
- CV ne anglisht
Ofrohet:
- Pagesë prej 1350 euro (e pa taksuar);
- Sigurim;
- Një muaj (muaji i parë në Gjermani) kurs intensiv gjermanisht (mbulohet nga fondacioni);
- Asistim për gjetjen e host institution (universitet, institut kerkimor, kompani etj);
- Kohëzgjatja e bursës është 6 muaj deri në 12 muaj në varësi të dëshirës dhe ecurisë.
Afati për aplikimet e rradhës është data 5 Mars dhe 5 Shtator 2025. / Universiteti i Shkodrës