/ Nga Florim Useini, Luzern/
Pas një iftari të mbushur me vëllazëri dhe reflektim, pata privilegjin të jem në mesin e miqve të çmuar:
– Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Z. Vigan Berisha, Shef i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih
– Dr. Ylber Qusaj, Doktor i Shkencave Farmaceutike dhe inovator në fushën e mjekësisë në Zvicër
– PhD. Dashnim Hebibi, Doktor i Shkencave Politike, President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore dhe platformës HelveticalForum, etj.
– Z. Visar Robelli, afarist i suksesshëm dhe kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
Bashkë biseduam për dy fusha kyçe: shkencën dhe biznesin, si dy forca që mund të sjellin zhvillim të madh kur bashkohen me një vizion të qartë. E ardhmja ndërtohet me dije, strategji dhe bashkëpunim – dhe ne kemi përgjegjësinë ta udhëheqim këtë rrugë!

Le të jemi promotorë të dijes, forcës ekonomike dhe unitetit kombëtar, sepse vetëm kështu lëmë gjurmë të pashlyeshme për brezat që vijnë!
helveticALforum