Ambasadori i Kosovës në Japoni, Shkëlqesia e Tij, Prof.dr.Sabri Kiçmari, ka nderuar viktimat e tragjendisë në Japoni. Aty ishte edhe kryeministri i Japonisë. Ja se si e përshkruan me disa fjalë, z.Kiçmari:
„Sot, së bashku me Kryeministrin e Japonisë Shigeru Ishiba, Guvernatorin e Fukushima-s, z. Masao Uchibori, dhe një grup të nderuar ambasadorësh, nderuam viktimat e tragjedisë së vitit 2011.
Kjo ngjarje tragjike, e cila filloi me një tërmet të fuqishëm, pasuar nga një cunami shkatërrues dhe përfundoi me një aksident bërthamor, ka lënë pas shumë jetë të humbura dhe persona të detyruar të shpërngulen nga zona. Nderojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata që u preken“.
helveticALforum