Humbja minimale në shtëpi nuk e tremb PSG-në që beson se kualifikimi mund të arrihet edhe pse kundërshtar është Liverpool, ekipi me ecurinë më pozitive në Ligën e Kampionëve. Champions League do të prodhojë në mbrëmje 4 skuadrat e para cerekfinaliste, ku nuk përjashtohet ndonjë emër surprizë. Në fushë do të zbresin dhe Bayern, Barcelona e Inter, ku të treja skudrat janë të avantazhuara pas fitoreve në ndeshjen e parë.
Me një humbje 0-1 në Parkun e Princave, por PSG nuk dorëzohet, ndërsa loja e bukur e zhvilluar në shtëpi u jep besim lojtarëve se Liverpool, jo vetëm është i kalueshëm, por edhe kur vjen nga disfata misioni mund të arrihet. Ekipi është i plotë e pritet t’i hapë jo pak punë kundërshtarit, por në Anfield gjërat nuk janë njësoj.
Barcelona luan e para, në orën 18:45 me Benfican në Spanjë ku dhe do të mësojmë se cila skuadër avancon më tej. Dueli më i mbyllur mund të cilësohet ai mes Leverkusen e Bayern, ku bavarezët fituan 1 javë më parë në shifrat 3-0. Mungesa e Neuer është në favor të aspirinave. Sa i përket Interit, luan i qetë në shtëpi me Feyenoord, e vjen pas fitores 0-2 në Holandë. Trajneri i miqve Van Persie pohoi se zikaltrit mund të përmbysen, por këtë do ta tregojë fusha e lojës, njofton euronewsal.