Me nder dhe kënaqësi të veçantë, pranova mirënjohjen e dhënë nga Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, z. Visar Robelli, në këtë event të jashtëzakonshëm, ku u bashkuan vizionet, eksperiencat dhe projektet për fuqizimin e komunitetit tonë të biznesit.
Një falënderim i veçantë për Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Bernë, z. Rexhep Demiri, Shefin e Misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës së Shqipërisë, z. Valon Gashi, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre konfirmuan rëndësinë e diplomacisë në përkrahjen e bizneseve shqiptare.
Po ashtu, një mirënjohje e veçantë për Kryetarin e Nderit të Rrjetit të Bizneseve, z. Florim Useini, për kontributin e tij të çmuar në ndërtimin e themeleve të kësaj platforme, si dhe mikun tanë të nderuar afaristin dhe kryetarin e Unionit Afaristeve Vizioni Pmb Xhimi Xhim Presheva.
Urime dhe mbështetje për Kryesinë e re të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, e cila po udhëheq me vizion dhe përkushtim për ta çuar këtë rrjet në një nivel edhe më të lartë.
Një falënderim shkon edhe për mysafirët specialë, Leonora Jakupi, Jehona Sopi dhe Ridvan Murati, të cilët, përmes projektit Plan B / SOSÉ, po sjellin një koncert madhështor me Filharmoninë e Kosovës – një shembull i shkëlqyer i bashkimit të kulturës dhe biznesit.
Dhe mbi të gjitha, falënderim dhe respekt për të gjithë anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, të cilët ishin të pranishëm dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre për një komunitet më të fuqishëm dhe më të lidhur.
Së bashku, ndërtojmë të ardhmen!
Me shumë respekt
Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër