Ishte një takim i ngrohtë, vëllazëror dhe shumë frytshëm me z. Sadik Emroja dhe debatuam për shumë çështje që kanë të bëjnë mërgatën në shtetin Helvetik. Numri i mërgimtarëve çdo vit shkon në rritje.
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri, theksoi rritjen e vazhdueshme të numrit të mërgimtarëve nga RMV, i cili tashmë ka kaluar mbi 130 mijë. Ai vuri në dukje se shumë prej tyre janë tashmë gjenerata e katërt e diasporës, gjë që paraqet një sfidë të madhe në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe gjuhësor, njofton kerçovanet. Ky numër i madh është shqetësues dhe na obligon të bëjmë më shumë për të ruajtur gjuhën dhe kulturën tonë. Prandaj, është e domosdoshme që prindërit të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, në mënyrë që të shmangim asimilimin dhe të ruajmë trashëgiminë tonë kombëtare,” theksoi Ambasadori Demiri.
Ai bëri apel për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, shoqatave dhe komunitetit mërgimtar për të siguruar që brezat e ardhshëm të rriten me njohuri dhe dashuri për gjuhën dhe kulturën e tyre.
Ne si staf diplomatik mundohemi që të jemi sa më afër mergimtarëve dhe t’ju dalim në ndihmë cdo qytetari duke ju ofruar shërbime profesionale, sepse ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve tanë nga RMV, theksoi Ambasadori Demiri dhe çdo qytetar i RMV-së, t’a ndjejë Ambasadën si shtëpinë e tyre!
Me prof. Sadik Emroja tani më edhe Ambasador i Paqës këmbyem mendime dhe sfera të ndryshme sidomos nga sfera e arsimit, kulturës, religjionit dhe sportit ku shqiptarë kanë arrijtur suksese të lakmueshme. Z. Emroja nga përvoja e tij profesionale i shprehu mirënjohje ambasadorit Demiri i cili në çdo takim, kulturor, ekonomik, religjioz dhe sportiv është gjithmonë prezent dhe shumë i afërt me mërgatën në Zvicër!