/ Nga Florim Useini, Bern/
Sot, me datë 12 Mars 2025, pata kënaqësinë të vizitoj Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bern, ku u pritëm ngrohtësisht nga Sekretari i Parë, z. Valon Gashi.
Kjo vizitë ishte një mundësi e vyer për të forcuar lidhjet mes diasporës shqiptare në Zvicër dhe institucioneve tona diplomatike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të avancuar interesat tona të përbashkëta.
Në këtë takim, u shoqërova nga Kryetari i Rrjetit të Bizneseve z. Visar Robelli, si dhe miqtë e nderuar Shaqir Alushaj, Bekim Izeri, Edi Ajazi, Zikri Ajazi, Lindian dhe Metali Ajazi.
Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që ka komuniteti shqiptar në diasporë, si dhe për hapat konkretë që mund të ndërmarrim në të ardhmen për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Vlerësoj përkushtimin dhe mikpritjen e z. Gashi, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim është një zë i rëndësishëm për shqiptarët në Zvicër. Besoj se përmes një koordinimi më të ngushtë me institucionet tona, mund të ndërtojmë ura më të forta mes vendlindjes dhe diasporës, duke i dhënë vlerë dhe forcë bashkëpunimit tonë.
Ky takim është një tjetër dëshmi se kur veprojmë së bashku, mund të bëjmë hapa domethënës për të ardhmen e komunitetit tonë!
helveticALforum