Të nderuar vullnetmirë dhe bamirës, vëllezër dhe motra të respektuara,
Me përulësi dhe mirënjohje, në emër të kryesisë së Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau, St. Gallen, ju përcjellim përshëndetjet tona më të përzemërta. Urojmë që ju dhe familjet tuaja të jeni në paqe dhe begati gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.
Siç jeni tashmë në dijeni, Shoqata jonë ka vite që vepron për të ndihmuar komunitetin tonë dhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë. Me mbështetjen tuaj, kemi realizuar një sërë aktivitetesh që kanë sjellë lehtësim dhe shpresë për shumë njerëz në nevojë.
Gjatë vitit 2024, falë ndihmës tuaj, kemi arritur të:
Vendosim flamuj kombëtarë në varret e dëshmorëve
Sigurojmë kurora dhe buqeta me lule për memorialet e tyre
Përkujdesemi dhe mirëmbajmë varret e dëshmorëve
Mbështesim një studente në nevojë për arsim
Ofrojmë ndihmë për Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara në Preshevë
Të gjitha këto aktivitete janë realizuar me transparencë të plotë dhe mund të shihen në faqen tonë zyrtare: info.shhlp.com.
Thirrje për mbështetje
Me gjithë respektin dhe përulësinë, ju drejtohemi sërish me një lutje për ndihmë. Besojmë fuqimisht se pa mbështetjen tuaj, nuk do të mund t’i vazhdojmë këto aktivitete jetike për komunitetin tonë. Në këtë muaj të shenjtë, ku çdo vepër e mirë shumëfishohet, ju ftojmë të ndani një pjesë të mundësive tuaja për të përkrahur këtë kauzë fisnike.
Mund të ndihmoni përmes këtyre mënyrave:
➡ Zekatul-Fitri – 20 franga zvicerane për person, një detyrim i rëndësishëm shpirtëror që ndihmon ata që kanë më shumë nevojë.
➡ Anëtarësia vjetore – Vetëm 30 franga në vit, një kontribut i vogël për ju, por një ndihmë e madhe për misionin tonë.
➡ Kontribute të lira – Çdo ndihmë, pavarësisht shumës, është e vlefshme dhe bën ndryshim.
Bamirësia juaj ka vlerë!
Mos e hidhni këtë letër pa kontribuar sipas mundësive tuaja. Edhe ndihma më e vogël ka peshë të madhe për ata që e presin me shpresë dhe mirënjohje.
Zoti ua pranoftë agjërimin dhe veprat e mira, ua shtoftë begatinë dhe qoftë i lehtë për ju ky muaj i Ramazanit!
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
PhD. Dashnim Hebibi – Kryetar i SHHLP
Fazli Musliu – Kryetar Nderi i SHHLP
Për informacione të mëtejshme: Fazli Musliu – 079 617 15 62
helveticALforum