/ Nga Florim USEINI, Luzern/
Ashtu si gjithmonë, edhe sonte, me përkushtimin më të madh, dëgjova me vëmendje ligjëratën e profesorit të nderuar, Dr. Musa Musai, një personalitet që e konsideroj si model frymëzimi dhe dijeje.
Ligjërata u mbajt në xhaminë “Drita” në Luzern dhe la një përshtypje të thellë te të gjithë të pranishmit.
Dr. Musa Musai është Doktor i Shkencave në fushën e Psikologjisë së Religjionit dhe autor i një sërë punimesh akademike, të cilat do t’i përmend në fund. Ajo që më bën përshtypje në ligjëratat e tij është aftësia për të ndërthurur në mënyrë të qartë dhe sistematike temat fetare me qasjen shkencore, duke e bërë çdo koncept të kuptueshëm për dëgjuesit.
Prezantimet e tij janë gjithmonë të mbështetura me ilustrime vizuale përmes projektorit, duke e bërë më të lehtë perceptimin e shembujve konkretë.
Në këtë ligjëratë, e cila e titulloi “Besimi dhe agjërimi: Dije dhe Shije”, profesori trajtoi disa pika të rëndësishme, ndër të cilat veçoj:
Stinët dhe Ramazani
- Ramazani si panair i sevapeve dhe devotshmërisë.
- Urtësia e ndjesisë së të qenit i dobët dhe i pamundur.
- Rëndësia e edukimit të nefstit përmes agjërimit.
- Edukimi i nefstit dhe Zalla.
- Autophagy – ndikimi i agjërimit në rigjenerimin qelizor.
- Proteina GHRELIN, Agjërimi dhe fibroplastin.
- Besimi në Zot fillon me mohim
- Besimi zhvillohet në raport me njohjen dhe dashurinë.
- Pozita më e lartë në Tevhid
- Rrethë diplomës së Immanuel Kant-it.
- Besimi në Zot kërkon nënshtrim të plotë.
- Pajisjet teknike dhe Imani.
- Ëmbëlsia e Imanit.
- Potenciali fizik dhe ai shpirtëror:
– Njeriu ka organe trupore dhe organet shpirtërore.
– Kockat e trupit të njeriut.
- Organizmi mrekullia vet.
– Walking protein – ka një ecje identike me të njeriut.
– Rëndësia është përcjellja e oksigjenit që në 20% e marrim nga pyjet dhe 80% nga oqeanet
- Truri i njeriut.
- Truri mrekulli!
- Sistemi i përkryer i pastrimit.
- Shembulli i kokrrës së farës dhe degës së pemës.
- Së paku gjitha këto mirësi kanë nevojë për Diell.
- Gostitja dhe mirnjohja!
- Dhuratat dhe Dhuntitë.
Reflektim dhe mirënjohje:
Ky diskutim i pasur na ofroi njohuri të reja dhe perspektiva të thelluara mbi besimin, shkencën dhe jetën shpirtërore. Projektori shërbeu si një dritare e hapur për të kuptuar më mirë shembujt konkretë, duke na dhënë një shtysë të fuqishme për të hulumtuar më tej.
Pas faljes së teravisë, ligjërata vazhdoi me një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, ku Dr. Musa Musai me shumë përkushtim sqaroi çdo dilemë të pranishmeve deri në orët e vona të natës.
Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për kryetarin Fadil Asani për ftesën dhe organizimin e kësaj mbrëmjeje të dobishme, Imamin e xhamis Nusret Shiti dhe krejt kryesin.
Lutemi që Zoti t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuojnë në këtë rrugëtim të dijes dhe devotshmërisë!
__________________________________________________________________
***
Dr.Musa Musai
Punimet shkencore
Libra të botuar
- Psikologjia e Identitetit Fetar, 2004 Gostivar.
- Perceptimet e Identitetit Fetar dhe Kombetare te Shqiptareve ne Maqedoni dhe Turqi, Logos-A, 2005 Shkup.
- Integrimi i Identitetit-Fesë te Muslimanët e Ballkanit.
Artikuj shkencorë
- Psikologjia e Agjërimit (Vepra, 1998).
- Anomalitë e kohës dhe evitimi i tyre (Hëna e Re, 2001).
- Problemet Psikologjike Regresi Moralo-Etik dhe Mbrojtja e të Rinjëve (Hëna e Re, 2001).
- Koncepti i Ndryshimit, Zhvillimit dhe Kualitetit në Kur’an, (Hëna e Re, 2001).
- Koncepti i Lirisë në Arsim (Vepra, 2002).
- Psikologjia e fesë si shkencë, Fakulteti i Shkencave Islame, Përmbledhje Punimesh, Viti 1, Nu. 1, Shkup (2002).
- Psikologjia e festave në Islam -I, (Drita Islame, 2004 Gjermani).
- Psikologjia e festave në Islam -II, (Drita Islame, 2005 Gjermani).
- Amullia e Psikologjisë së Modernitetit, (Drita Islame, Gjermani 2006).
Përkthime
- Mustafa Islamoglu, Tre Muhammeda, dy imagjinata, një e vërtetë, Logos-A 2007, Shkup.
- Ali Kose, Freudi dhe Feja, Logos-A, 2007.
- Veysel Uysal, Psikologjia e Ibadetit, 2005.
- Alparslan Açëkgenç, Dija dhe Shkenca në Qytetërimin Islam, 200. (?)
Pjesëmarrje me kumtesë në simpoziumet:
- Simpoziumi “Gjendja dhe Perspektivat e Sistemit Arsimor në Kuadër të Bashkësisë Islame” mbajtur në vitin 2004 në Shkup.
- Simpoziumi “Dialogu Ndërfetar”, Strumicë 2005.
- Simpoziumi “600 Vjet të Islamit në këto Treva”, Prishtinë 2006.
helveticALforum