Është varrosur Haxhi Thaçi, baba i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skënderajt.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga politika, familja e të afërm të tyre.
Në mungesë të prezencës fizike, ish-presidenti Thaçi ka dërguar kurorë me lule te varri i babait të tij.
“Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”, thuhet në mbishkrim.
Nderohet figura e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi
Si njeri i hekurtë që i dha shumë vendit u kujtua Haxhi Thaçi në akademinë përkujtimore në Skënderaj, nën prezencën e personaliteteve të rëndësishme të politikës dhe njerëz të afërm të familjes Thaçi, njofton rtk.