Kosova është njëra prej 32 kombëtareve që do të paraqiten në Kampionatin Botëror në hendboll për të rinj (U19) që prej 6 deri më 17 gusht mbahet në Egjipt.
Kualifikimin, Kombëtarja jonë e siguroi me triumf në IHF Trophy Intercontinental.
Shorti i Botërorit do të tërhiqet në Kajro në ngjarjen që mbahet më 7 e 8 prill, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit të martën.
Ndeshjet do të zhvillohen në kryeqendrën e Egjiptit, Kajro dhe në vende afër kryeqytetit.
Pos Kosovës në Botëror paraqiten edhe Suedia, Danimarka, Hungaria, Egjipti, Islanda, Gjermania, Serbia, Norvegjia, Spanja, Sllovenia, Portugalia, Japonia, Tunizia, Zvicra, Brazili, Franca, Koreja e Jugut, Guinea, Çekia, Kuvajti, Maroku, Argjentina, Uruguai, Arabia Saudite, Algjeria, SHBA-ja, Bahrejni, Meksika, Ishujt Faroe, Austria.
Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll paraqitet në Kampionat Botëror. Në Spanja 2019 ishte paraqitur Kombëtarja U21 e hendbollistëve, ndërsa në Kina 2024 u paraqit Kombëtarja U18 e hendbollisteve./K.Goca