I lindur më 12.02. 1950 në Lllojan, Kumanovë (sot Komunë e Likovës), Shkollimin fillor në vendlindje, të mesmen në: Gjimnazin “ Skënderbeu” Preshevë, Fakultetin Juridik në Prishtinë, Titulli: Jurist i Diplomuar. Punësuar në: Organizatën “Ujësjellësi” Kumanovë. Nga maj i vitit 1987, në Zvicër. Aktivitete në: Bashkëthemelues i Shkollës Shqipe, “Motra Qiriazi” me mësim plotësues, në Gjuhën Shqipe, për Sarganseland SG.-CH. Anëtar i degës së sindikatës për Kosovë: kryetar i degës së Partisë për Prosperitet Demokratik, dega për Sarganserland; kryetar i Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë “Atdheu” në Bad Ragaz; Iniciues i themelimit të “Java Kulturore Shqiptare” në Kumanovë dhe Likoovë; Bashkëthemelues i Bashkësisë Shqiptare Ilirida” Cyrih, aktualisht edhe kryetar. Bashkautor: Monogra “Shoqata Atdheu” Bad Ragaz; së shpejti do të dalë libri: ’Koha në Kohë’, me përmbajtje nga aktivitet në mërgim, opinione dhe tema e poezi të ndryshme.
Na isni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu!
Dihet se bashkëqytetarët sllavë asnjëherë nuk krijuan dhe as sot nuk lejojnë të ketë kushte të barazisë dhe aq më tepër barazi kulturore e institucionale: në punë, në gjuhë, në kulturë, perspektivë, etj. Perspektivë për rininë, e sidomos për rininë e shkolluar, ishin tepër diskriminuese, duke i quajtur irredentistë, separatistë, madje dhe shumë herë, krijonin rrejshëm përgjegjësi juridike për asgjë, madje edhe për rastet dhe veprimet, të cilat mbroheshin me ligj. Prandaj, ata të rinj që shfaqeshin pakënaqësi ndaj përbuzjeve dhe keqtrajtimit nacional, ose burgoseshin, nuk i për llnin për avancim dhe të papunë, me vite edhe më gjatë. Si çdo i ri edhe mua më dukej e pamundur për të arritur diçka individuale e aq më pak në rrafshin nacional. Nuk kishte “dritë” për një jetë intelektuale e me perspektivë. Në maj të vitit 1987, me dhimbje shpirtërore, që gjeneron edhe më tej, emigrova, për në Zvicër.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Si mërgimtarë në Zvicrën demokratike, por edhe kudo, vështirësitë janë të natyrave të ndryshme dhe të shumta, si: rrethi familjar, shoqëror, kulturor, zakonet, klima dhe puna jashtë profesionit. Në këtë kohë, në Zvicër është dashur që një punëtor zik të punojë sa dy e tre punëtorë për të marrë kontratë pune, në vitin e ardhshëm. Edhepse punë zike, respekti dhe mirëkuptimi me jepte vlera të mira në punë.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t‘a gjeni në mërgim?
Me të ardhur në Zvicër, llova nga dita e parë në ndërtimtari, se aty e kisha kontratën (grancionin) për punë. Pata shumë respekt dhe mirëkuptim nga she dhe bashkëpunëtorët në rmën ku llova të punoja. Si kuadër i shkolluar që isha, në rmë pata respekt. Konstatova se, respekti dhe mirëkuptimi qenka pjesë e suksesit aty ku punon.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Për çdo gjë që është e lidhur me jetën, me natyrën, si: familja, fare si, shoqëria, rrethi dhe tokë e qiell, që kanë qenë shtrojë e mbulojë mbi kokë. Në vendlindje, aty ku rritesh dhe hise e gjithçkaje ku je, ku ke homogjenitet, krejt janë ndryshe, me çdo vend kudo tjetër. Dielli lindë ndryshe, dita dhe nata karakterizohet me veçantitë e veta ndryshe, shiu dhe bora bien ndryshe dhe gjithçka është me shumë speci ka ndryshe. Por, emigrimi i gjeneratave të hershme dallon nga emigrimi i sotëm. Atëherë vinim në mërgim, pa familje dhe afër gruas, pa grua, afër prindërve pa prindër, dhe afër vëllait e motrës, pa ata, dhe pa asgjë që i ke pasur deri në ditën e largimit nga shtëpia. Madje as cicërima e zogjve nuk është e njëjtë! Shqisave u mungon aroma, ngrohtësia, hapësira natyrë e qiell, çdo gjë që ka emër vendlindja – trungu amë. Migrimi u shndërrua në emigrim, atëherë kur i morëm gruan me fëmijët dhe trashëgimia e quajturautoktoni, mbaron.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Ne, si popull dhe sidomos si individë jemi të zotë dhe ambiciozë! Në mbarë mërgatën shqiptare, kudo në botë, historikisht dhe sot, shumë shqiptarë kanë bërë emër e nam, aty ku jetuan dhe punuan, lanë gjurmë ta pashlyera, duke lluar nga majat e shtetit deri në tokën e bukës, ku shkelë njeriu çdo ditë. Po të na u jepeshin mundësitë dhe hapësira, në qiellin dhe tokën tonë arbërore, shqiptari do ta prekte kupën e qiellit “me dorë”. Decenia e fundit e shekullit XX dhe llimi i shekullit XXI, karakterizohet me organizimin dinjitoz të mërgatës shqiptare.
Gjatë kësaj kohe, pata rastin dhe nderin të jem i respektuar në Shoqatën “Atdheu” në Bad Ragaz. Këtë shoqatë e vizituan diku afër 120 vizitorë të të gjitha strukturave shoqërore, si: akademikë, profesorë, qeveritarë, kryetarë të subjekteve të ndryshme, gazetarë, artistë, këngëtarë, veprimtarë, luftëtarë, etj. Po i cek vetëm disa: Hajrulla Gora, Kryetar i Sindikatës në Kosovë; Akademik Pajazit Nushi nga Prishtina, Prof dr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë; Prof dr. Mark Krasniqi, Prishtinë; Prof. dr. Fadil Sulejmani, Tetovë; Koço Danaj, publicist nga Tirana, avokati Idajet Beqiri, Tiranë; Xhevahir Spahiu, Kryetarin e Shoqatës të Shkrimtarëve, Tiranë; artisti Llesh Nikolla, Tiranë; Prof. Dr.Ru Osmani; Kryetarët e PPD-së: Nevzad Halili, e Avdurrahman Haliti etj., si dhe shumë ministra, e veprimtarë të ndryshëm, si të sportit e të kulturës.
Me shumë sinqeritet, të gjithë vizitorët patën rastin të bisedojmë dhe të trajtojmë tema aktualite të kohës dhe në ndarje kanë mbetur të befasuar për pritjen dhe diskutimet që bënim me shokë e veprimtarë që ishin edhe anëtarë të Sh.M.Sh. “Atdheu” në Bad Ragz. Në të gjitha rastet bisedonim për aktualitetet e kohës, që kishte ngjarje të shumta, rreth çështje kombëtare në tërë trojet shqiptare. Sot organizimi në mërgim është i plogësht dhe gati i padukshëm. Por, kontributi i mërgatës në Trungun Amë, herëdo kurdo, do të jetë i madh dhe me vlera të kohës së sotme dhe të nesërmes moderne në hap me kohën.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Kohën e kaloj pa e vënëre se dita ishte e “gjatë”, apo e pakalueshme. Në mëngjes bëj ushtrime gjimnastikore për një orë. Pushoj duke shikuar rrjete sociale, shtypin elektronik, që paraqesin aktualitet e ditës. Pi kafen dhe çaj me limon. Kohëve të fundit, gjatë ditës ia kushtoj deri në dy orë nipit tim të dashur, që është mrekullia e jetës sime dhe ndonjë punë për nevojat familjare. Në natyrë dal edhe shëtis çdo ditë, pavarësisht kushteve klimatike, me bicikletë apo në këmbë me shokët e mi shumë të respektuar, komentojmë ngjarjet e ditës dhe se ç`kemi lexuar. Lexoj romane të ndryshme të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Gjithashtu, shkruaj opinione apo poezi, që veçoj: ‘Moj e madhja Iliri’;
‘Koha në kohë’; ‘Alfabeti Matematikor’.Prozë:’Oj e bardha Shqipëri’; ‘Do të vijë koha me blerë rini të huaj’; ‘Sllavët në Iliridë me emër pa emër’;’Shkijet kanë hallin e identitet, shqiptarët të platformës’ etj.
Një porosi për të gjithë, të rinj e të vjetër: Edukatën zike mos e harroni, deri në momentin e fundit të mundshëm! Ushtrimet gjimnastikore t`i bëni çdo ditë, në mëngjes dhe më pas punët tjera të ditës, për një jetë vitale. Të tjerat ajo që ju vyen.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Të rinjtë shqiptarë, kudo në diasporë, ecin me një ritëm bukur dinamik e të shpejtë, që është një vlerë shumë shpresëdhënëse, e cila po ngjitet ditë e më lartë, në të gjitha poret shoqërore.Madje, shumë nga ta udhëheqin rma dhe kompani me famë, aty ku jetojnë dhe më gjerë. Një rast i dukshëm gjithkah, futbollistët shqiptarë.Për kombëtaren zvicerane luajnë gjashtë lojtarë shqiptarë. Shikoni çfarë suksesi arritën!
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Mërgatës i ka munguar përkrahja institucionale e shteteve nga trungu amë. Madje, jo që nuk u përkrah, por edhe shumë herë u injorua dhe u përbuzën vlerat dhe aftësitë e shumta që i disponon, që nga sporti e deri në nivel shkencor. Në të mirë të padiskutueshme për trungun amë, është që aftësia e kuadrove, kudo në diasporë, të merren duke kontaktuar për bashkëpunim, kur sot mundësitë teknike janë solide.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Kapitali që ma lehtëson mallin e trungut amë është shkollimi dhe punësimi e fëmive këtu në Zvicër, në profesione, si: stomatolog,juristdhe punëtorë në biznes. Përveç vlerave familjare, jam krenar se, si familje dhe vet, çdo herë kam qenë në vijën e shëndoshë kombëtare dhe të gjitha veprimet që i bëra prodhuan vetëm vlera pozitive, mirësi e autoritet. Këto më bënë të krenohem se kam qenë konstruktiv dhe pa je hile. Madje, në një rast, në formë të reagimit, korresponduam me redaksinë e gazetës: “Zëri i Popullit,“ në Tiranë, viti 2007. A thua kjo gazetë është zëri i popullit, apo zëri i dikujt tjetër? Me hilet e juaja nuk pajtohem se, unë: “Në kalanë e kombit tim vura një guri të vogël, por pa hile.” Reagime me kundërthënie të ndryshme.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Kjo, sot, dallon nga ëndrrat e dikurshme. Sigurisht se aty ku kam pasardhësit e mi, me ta dua të jem në çdo kohë. Sidomos tani në pension ndaj kohën më të shumtë, me kënaqësitë e ndryshme në gjirin familjar, në pushime të ndryshme në shtëpi e nëpër vende të ndryshme, kuptohet turistike.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Të ruhet identiteti në formë më të “butë” dhe të mundshme, në hap me kohën. Keni shumë porosi nga rilindësit dhe poetë të shumtë, të cilët na e kanë lanë amanet-porosi, për ruajtjen e gjuhës dhe vlerave të lashta kulturore pozitive. Prandaj me shumë të drejtë thonë: `
“Pra mallkuar njai bir shqiptari, që këtë gjuhë të Perendis` trashëgim që na la i pari, trashëgim s`ia len ai fmis’.” [Gjergj Fishta]
Kjo pasuri kombëtare krijon vetëm vlerë të pakrahasueshme dhe si e tillë karakterizohet me vlerë njerëzore të origjinës nga vjen.
I ke thënë vetes, ‘pse kam ardhur në gurbet’?
Ndonjëherë po, por jo si kam menduar dikur. Në trungun amë kemi shumë raste të shqetësimit se sa të kënaqësisë. Në këtë kohë pa kohë, janë “përmbysur” shumë vlera kombëtare, kulturore, pa as të vetmen arsye. Kjo ka bërë që, në një farë mënyre është edhe “ngushëllim” për largim nga trungu i origjinës. Sot, rinia shqiptare po largohet nga vendlindja, me të vetmen dëshirë për një jetë më të mirë dhe me perspektivë.
Mendoni se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Po shumë. Bile më kanë kushtuar shumë, në shumë drejtime, individuale e familjare, të kohës së kaluar. Në vitin 1992, isha në klinikën për rehabilitim, në Belikon CH, me që kisha lëndime në boshtin kurrizor. Mu ofrua shtetësia dhe rishkollimi i pjesshëm në Cyrih, apo Friburg. Unë refuzova, me të vetme arsye se do të kthehesha brenda dy tri viteve në shtëpi. Këtë ide, jo që nuk e realizova, por edhe dëshira për të u kthyer nga viti në vite, u venit dhe sot për këtë nuk mendoj fare. Këso “ëndrre” ka pasur shumica e mërgimtarëve, por që ka kushtuar bukur shumë, duke investuar e harxhuar gjithçka në vendlindje. Shtetësinë e Zvicrës e mora tek në vitin 2019 dhe atë me kërkesë dhe provime, sipas programit të paraparë me ligj.
Çka kujton më së shumti nga atdheu?
Gjithçka, se aty u njoha me jetën, me nënën e babain, tani të ndjerë dhe me të gjithë të afërmit farë e s e, të gjithë që ishin dhe mbeten hise e jetës dhe e shpirtit tim, pa harruar natyrën, që më rriti si fëmijë, në fusha, livadhe, male e lumenj, me një alë tokë e qiell, ishin të “miat” dhe ndryshe. Se atje qielli është më i hapët, Dielli lindë dhe ngrohë më fort, shiu ishte më i rrëmbishëm me bubullime që ta dridhte tokën ndër këmbë, vetima që të dukej se u kall
toka. Pranvera kishte tjera lule, me aromë e me ngjyra më të forta. Vera me temperatura më të larta, përcëlluese.Dita nuk “kishte mbarim”, vjeshta ishte ndryshe. Po, acari gjatë dimrit ishte i egër, të shtinte ethet edhepse ishe pranë zjarrit, etj. Të gjitha këto kanë vlerë dhe shije tjetër. Atje katër stinët dallojnë dukshëm nga njëra tjetra. Prandaj, kjo vlerë është vetëm në Gadishullin Ilirik.
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Jeta e mërgimit më herët ishte shumë e rëndë se sa sot, si në punë dhe në kohë të lirë. Sot, mërgimi nuk është më mërgim, por një “vendlindje” tjetër në vazhdim të jetës, me të gjitha atributet e mirëqenies njerëzore. Sot është gjithçka ndryshe, nga më e thjeshta deri të zhvillimi i teknologjisë moderne kompjuteristike. Ndryshe rrihet, ndryshe ecet, ndryshe punohet, ndryshe pushohet, ndryshe lexohet, madje edhe ndryshe hahet, ndryshe shihesh, ndryshe itet dhe gjithçka, gjithçka ndryshe.
Çka nuk i falë vetes? Vitet që ikën.Nuk ditëm të përcaktohemi të jetojmë sot dhe sot. E nesër është
nesër, pikëpyetje e madhe dhe mërgimtarët shumica jetuan në, “nesër”! Shumë mërgimtarë gati pa, pa përjashtim harxhuam energji kot së koti, për të u kthyer në vendin nga ku kishim ardhur! … Të kishim menduar real dhe pa “lundrën e dëshirës” do të kishim bërë shumë këtu dhe sot. Menduam dhe investuam shumë në vendlindje, që sot koha po na i merr me çmim të lartë. Po të ishte punuar me mend e me vend, investimet këtu ku jetojmë sot do të ishin shumë më me vlera pozitive, me më të mirat materiale dhe jetësore.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në mërgim, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Kuptohet, timi është më i lartë në nivel individual e familjar. Ndërsa, në nivelin kombëtar, humbjet janë paksa më të mëdha dhe të padukshme. Largimi nga trungu i origjinës nuk peshohet me lekë. Marr si shembull largimine popullit shqiptar nga trojet autoktone shqiptare, ku para njëqind e ca viteve, nga Nishi me rrethinë e deri në Vranjë, a mundet të blihet tërë ajo hapësirë, male, fusha livadhe etj. Mundet. Them: “Më mirë ka qenë të jemi gurë në vendlindje, (ku armiku do të i kishte thyer këmbët) se ambasadorë në mërgim.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjenerata e re që jeton e vepron në Zvicër, nuk do ta harrojë gjuhën shqipe?
Shenjat për harrimin e Gjuhës Shqipe duket që në këtë kohë. Në një të ardhme të afërt, gjuha e origjinës ka gjasa të harrohet. Por, këtu mendoj (qofsha gabim) se ne shqiptarët jemi që lakmojmë të huajën!
Sikurse të ishte e mundur që të vinit edhe njëherë prej llimit në mërgim, çka kishit bërë ditën e parë?
Banim në qendrat ku ka universitet. Mësimi i gjuhës së vendit në mënyrën më të mirë të mundshme. Mos kthe kokën prapa!Shiko para, duke mos harruar se nga ke ardhur, por ngult mendo, kurse dhe kur të marrësh vendim se ku do të jetosh, atëherë investo.
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur të pije pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Çastin e fundit dua pranë familjes, që në hapësirën e qiellit të jetës time i kam: Diell, yje dhe gjithçka më e bukur që më japin energji e jetë. Duke pirë pikën e fundit, ujin si lëng i pazëvendësueshëm në natyrë, falenderoj që po i lë në jetë, pasardhësit e mi të dashur, të shëndetshëm e të lumtur. Sukseset e të dashurve të mi, janë dritë në dritën e përjetësisë./ Dashnim HEBIBI, marrë nga libri „Atdheu portativ)