Takim miqësor me Ministrin e Kulturës dhe Sporti të Republikës së Kosovës. Ai që të nderon është i nderuar! E kemi dëgjuar nga të parë tanë! Me ftesë nga Ministri i Kulturës dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, sot pata nderin dhe respektin, qe ta takoj në zyren e tij. Ishte një takim miqësor dhe me shumë domedhenie të veçant për të ardhmen e sportit në Kosovë, gjithashtu, bashkëbiseduam edhe për shumë tema të ndryme, ku mes atyre edhe në sportin e karates. I jam mirënjohës Ministrit, që më nderoi dhe kjo e bënë edhe më të veçant, se njeh vlerat dhe sukseset. Dihet se jam i popullit dhe jo partive, por respektoj dhe çmoj të gjithë ata që nderojnë dhe duan të bashkëpunojmë. Në këtë formë ne mundemi të ecim te para dhe rinia jonë do të ketë dyert e hapura për suksese. Gjithmonë e kam pranu të vërtetën e kam thënë ate e do ta them, se Ministri përveç që po punon me përkushtim dhe duhet përkrahur, ai është modes dhe i përmbushur me karakter. Personalitete të tilla na duhen! Isha, jam e do të jem në çfarëdo forme për të mirën e atdheut tim, kështu shkruan në profilin e tij në Fb. Lgjenda e karates, z.Enver Idrizi, ndërsa ministri e përshkruan takimin e tij me këto fjalë, gjithashtu përmes Fb: Një takim i këndshëm me ikonën e karatesë, ish kampionin e botës në këtë sport, Enver Idrizin.
Me kënaqësi i dëgjova rrëfimet e tij për karrierën plot suksese e sfida, ndërsa diskutuam për zhvillimin e sportit të karatesë në vendin tonë dhe punët që po bëhen në fushën e sportit.
Idrizi mbetet shembull frymëzues për të gjithë ne.