helveticalforum.ch
Fuqia e Fjalës së Lirë!
Është z.Fadil Selmani, një personalitet i njohur për të gjithë diasporën shqiptare e më gjerë, i cili jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës me familjen e tij, që na mundësoi financiarisht, që ky portal të shoh dritën dhe të jetë dritare reale e diasporës sonë, pa pasur interesin material apo interesa të tjera, por gjithnjë në shërbim të kombit e konkretisht për jetën e mërgimtarit i cili ka shkrirë dhe shkrinë jetën për të mirën e kombit. Z.Selmani nuk është ndalur dhe nuk ndalet për të mirën e kombit. Për të shkruar për këtë personalitet, na duhet jo vetëm një libër, por edhe shumë të tjerë dhe modestia e tij e bënë edhe më të veçantë. Ai gjithmonë mbështetjen e kishte nga babai i tij, tashmë i ndjerë, z.Liman Selmani i cili ngriti flamurin kombëtar kuq e zi në Medvegjë para disa viteve dhe ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully të Zvicrës. Z.Fadil Selmani me vëllezërit e tij, Ismet dhe Shaban Selmani janë zëri unifikues dhe i atdhetarisë pa përjashtuar edhe ate të bëmirësisë. I jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë të Fadil Selmani dhe ne si redaksi modeste por me shumë përkushtim, do të mundohemi të vazhdojmë këtë projekt me profesionalizëm për të mirën e diasporës, duke e pasur parasysh edhe përvojën tonë në fushën e mediave jo më pak se tre dekada. Ky portal ashtu ju premtojmë, se do të ruaj etikën profesionale dhe asnjëherë nuk do të vishet mes shkronjash me petkun e ndonjë subjekti partiak.
Në emër të redaksisë dhe të Institutit e falënderojmë pafundësisht z.Fadil Selmani që na mundësoi të marrë frymë ky portal i cili do të jetë në shërbim të diasporës sonë edhe ate 24 orë në 7 ditë të javës.
Instituti Helvetik i Evropës Juglindore në Zvicër është i themeluar në vitin 2016, por i zyrtarizuar në vitin 2023. Qëllimi i themelimit të Institutit Helvetik të Studimeve të Evropës Juglindore është të promovojë shkencën dhe kërkimin e Evropës Juglindore në Zvicër, arsimin dhe trajnimin profesional, artin dhe kulturën, integrimin, mbrojtjen e mjedisit, shëndetin publik dhe sportin. Qëllimi i statuteve arrihet veçanërisht me kryerjen e ngjarjeve shkencore dhe projekteve kërkimore dhe dhënien e kontratave kërkimore. Instituti Helvetik i Evropës Juglindore hulumton përfshirjen e Zvicrës në shtetet e Evropës Juglindore si dhe ndikimin e migrimit nga kjo sferë në shoqërinë, politikën, ekonominë dhe kulturën zvicerane. Instituti do të mund të ofrojë gjithashtu programe bachelor dhe master si dhe programe doktorature pasi të jetë licencuar nga institucionet zyrtare dhe akademike. Instituti Helvetik i Studimeve të Evropës Juglindore punon me vetëmohim; ajo nuk ndjek në radhë të parë qëllimet e veta ekonomike. Ju të dashur bashkatdhetarë kudo që jeni, ju mirëpresim për bashkëpunim! Puna e mbarë na qoftë!