“Mendoj se gjenerata ime është në nivel të duhur në ruajtjen të gjuhës, vlerave dhe traditës kombëtare.Kam frikë se kjo gjendje ka filluar të zbehet dita – ditës. Në këtë drejtim, rolin kryesor e kanë prindërit, të cilët, me edukimin dhe ndikimin e tyre, duhen të punojnë sa më shumë në frymën kombëtare. Prandaj, po i lus prindërit e brezave të rinj që të japin maksimalisht nga vetja në drejtim të ruajtjes së etnokulturës sonë”, na tha, ndër të tjera, zonjusha Krasniqi.
Ju lutemi të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni ?
Unë quhem Kaltrina Krasniqi. Jam lindur në Zagreb të Kroacisë, më 10 prill 1988. Rrjedh nga një familje intelektualësh, babai Bajrushi dhe nëna Melihati. Jetoj me një familje të mrekullueshme, tani me nënën dhe vëllain tim, Ardianin, sepse babai im ka ndërruar jetë në vitin 2022.
Ku ta filloj dhe si ta përshkruaj Kaltrinën?
Jam lindur në një qytet të bukur, në një lagje të qetë dhe në një familje ku dashuria frymëzon çdo ditë. Shkollën e mesme për infermiere e përfundova në vitin 2006. Në fillim, si e re, pas shkollës së mesme, doja të filloja të punoja për të pasur paratë e mia. Por, me iniciativën dhe bindjen e nënës sime, të cilën e falenderoj nga zemra, vazhdova studimet për infermiere dhe fitova titullin magjistre e infermierisë. Paralelisht përfundova edhe një vit edukim psikologjik-pedagogjik në Fakultetin e Edukimit. Që nga fillimi punoj në Qendrën e Klinikës në Zagreb – Rebro. Dy vitet e para kam punuar në repartin intenziv të kardiologjisë dhe në repartin intenziv ortopedik.Dhjetë vitet e fundit punoj në klinikën e pulmologjisë në Jordanovac, në repartin ditor për kancerin e mushkërive, si zëvendëse e kryeinfermieres së spitalit ditor.
Për sa i përket ëndrrës sime të dytë, them gjithmonë se po të mos isha infermiere, do të isha një valltare profesioniste, sepse kërcimi dhe muzika më pasurojnë jetën. Qysh në fëmijëri, me iniciativën e nënës sime, e cila mi mësoi hapat e parë të vallëzimit, fillova eksperiencën time të kërcimit në Ansamblin Kulturor Shqiptar në Kroaci‘Shkëndija’, ku vazhdova të kërceja dhe të këndoja (në një grup muzikor) deri në vitet e fundit.
Në fillim isha valltare, pastaj koreografe për dhjetë vjet, si dhe nënkryetare e shoqatës për tre mandate, ku jam edhe sot. Kërcimi im nuk u ndal me kaq. Kam kërcyer profesionalisht në Majoretat e Zagrebit për dhjetë vjet, ku kam marrë pjesë në garat kombëtare dhe evropiane dhe fitova shumë medalje. Pas kësaj, mbarova shkollën e trajnerëve dhe u bëra trajneree ekipit të seniorëve. Pas tri vitesh, për shkak të natyrës së punës sime, më duhej të hiqja dorë nga trajnimi në mes të sezonit. Por vazhdova të kërceja në ansamblin shqiptar dhe nuk e ndjeva mungesën e vallëzimit.
Për veten mund t’ju them se jam një person shumë i pasur, sepse, duke ju falemënderuar familjes sime, i kam arritur të gjitha këto suksese. Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën time, sepse të jep forcë dhe të udhëheq në çdo moment të jetës.
Na tregoni ju lutem, kur keni migruar ne Zagreb?
Jam lindur në Zagreb, Kroaci, por prindërit i kam me origjinë nga Kosova.
Cila është struktura aktuale e familjes suaj?
Jetoj me nënën, Melihaten dhe vllain, Ardianin. Babai Bajrushi, udhërrëfyesi i familjes sonë, ka dy vite i ndjerë, prej vitit 2022. Babai im, shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme ushtarake në Sarajevë dhe pastaj e dërguan për të shërbyer në Kazermën “Španskih Dobrovoljaca” (“Vullnetarët e Spanjës”) në Trsat në Rijekë, si nënoficer.
Në vitin 1962 erdhi në Zagreb, ku regjistroi fakultetin e shkencave politike dhe arriti titullin “profesori mbrojtjes dhe bazave tëmarksizmitdhe teorisë e praktikëssë socializmit vetqeverisës”.
Gjatë studimeve është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë në “Komunën e Qendrës” në Zagreb dhe punoi deri në pension.
Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)
Është dekoruar nga ish Presidenti i Republikes së Kroacisë dr. Franjo Tuđman me Memorialin e Luftës Atdhetare. Nga Gjeneral Zvonimir ervenko iështë ndarë lavdërim për punën dhe kontributin e dhënë në mbrojtje të Qytetit të Zagrebit dhe Republikës së Kroacisë gjatë Luftës Atdhetare 1990/92.Poashtu, i është ndarë statusi: Veteran Vullnetar në Luften Atdhetare të Kroacisë.
Në vitin 2016është dekoruar nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë z. Bujar Nishani me ‘Dekoratëne Artë të Sshqiponjës’. Ndërroi jetë më 02.02.2022 në Zagreb, ku u varros me nderimet më të larta shtetërore kroate dhe me tre flamuj, kroat, kombëtardhetë Republikëssë Kosovës.
Nëna ime, Melihati, është e lindur në Pejë. Shkollën fillore, të mesmen dhe shkollën e lartë ekonomike i ka mbaruar në vendlindje, si dhe shkollën politike një vjeçare në Prishtinë. Me profesion është ekonomiste dhe ka punuar në Komitetin Komunal të Lidhjes Komuniste në Klinë, si shefe e kontabilitetit për 11 vite. Njëherit ishte edhe kryetare e sindikatëssë bashkësisë punuese në organizatat shoqërore politike.Për kontributin në komunitetin shqiptar në Zagreb, i është ndarë mirënjohje nga Shoqata e Artistëve Shqiptarë në Kroaci ‘Dea’ nga Zagrebi, si dhe nga Shoqata Shqiptare nga Rumania. Tani është në pension dhe është aktive në komunitetin tonë shqiptar në Zagreb. Anëtare e shoqatës së grave shqiptare të Zagrebit “DRITA” që nga fillimi.
Ardiani, po ashtu është lindur në Zagreb, ku përfundoi studimet në fakultetin ekonomik. Ka punuar në‘Booking.com’ si përfaqësues për Kosovë dhe Shqipëri, pasi që e njeh shumë mirë gjuhën shqipe. Tani punon në aviacion dhe është përfaqësues për Ballkan.
Është anëtare Shoqatës “Shkëndija” për më shumë se 20 vite, ku ka kontribuar në ruajtjen e vlerave kombëtare me këngë dhe valle tradicionale shqiptare. Ishte, gjithashtu, anëtar i Rrjetit Rinor Shqiptar në Kroaci, Klubit të Studentëve Shqiptarë dhe Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit. Gjatë mandatit katërvjeçar (2015 – 2019) në Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare, realizoi projekte me anëtarët e Filharmonisë së Kosovës me emrin ‘Newborn’, si dhe me Korin e Grave ‘Siparantum’ nga Qyteti i Pejës.
Punoni dhe veproni në spital të Zagrebit. A ka edhe shqiptarë të tjerë që punojnë aty?
Kur fillova të punoja, si çdo pjesëtaree një pakice, kërkoja, gjithmonë, dikë tek i cili mund të mbështetesha, një person që do të më kuptonte nga emri dhe mbiemri im, i cili do të më ndihmonte në fillim të përvojës sime të punës dhe nuk do të kishte paragjykime.
Fatkeqësisht, atë person, në fillim, nuk e takova. Megjithatë, me kalimin e kohës, fillova të njihem me mjekë dhe infermierë shqiptarë që punonin në spitalin tim, me të cilët kam raporte shumë të mira edhe sot.
Cila është veprimtaria juaj publike?
Siç e përmenda edhe më herët, kam qenë dhe jam shumë aktive në shoqërinë shqiptare që nga fëmijëria e hershme e deri më tani. Aktualisht jam nënkryetare e Shoqatës ‘Shkëndija’. Jam anëtare e Këshillit të Pakicës Kombëtare të Zagrebit me mandat 4 vjeçar.
Na flisni pak për jetën kulturore që keni organizuar dhe organizoni në kuadër të Shoqatës ‘Shkëndija’ në Zagreb!
Që në fillim të vitit 1960, ShKShK‘Shkëndija’, me mbështetjen e studentëve të asaj kohe, ka organizuar manifestime të ndryshme me qëllim të përmirësimit dhe ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqipe, si dhe integrimit të shqiptarëve në shoqërinë kroate.
Rrugëtimi im i vallëzimit në ‘Shkëndi’ ka filluar kur unë vet u bëra pjesë e shoqatës, në vitin 1997.Si pjesëmarrësja më e re, si nëntë vjeçare, mora pjesë në manifestimin e parë të pakicave kombëtare në Kroaci në sallën e koncerteve ‘Vatroslav Lisinski’ nën patronatin e ish Presidentit të Kroacisë dr. Franjo Tuđman. Që atëherë e deri më sot, në shoqatë kanë kaluar shumë anëtarë dhe kryetarë të vlerësuar, të cilët kontribuan, pasuruan dhe e mbajtën “gjallë” Shoqatën ‘Shkëndija’.
Gjatë kohës kur unë isha koreografe dhe njëkohësisht valltare, ‘Shkëndija’ ishte shumë aktive, si në pjesën e vallëzimit, ashtu edhe në pjesën muzikore. Mund të them se ka ecur në të gjitha segmentet dhe ka qenë në nivel të lartë. Në atë kohë, merrnim pjesë në më së paku dhjetë manifestime në vit në nivel lokal, shtetror dhe jashtë Kroacisë, por edhe në ngjarje kulturore të shoqërisë shqiptare.
Prezentimet jashtë vendit, si në Slloveni dhe Zvicër, duke iu falenderuar miqve tanë, prof. dr.LLukman Halilit, PhD. Dashnim Hebibit dhe z. Xhavit Hoxhës, të cilët na ftuan, sot si edhe ato ditë i mbajmë kujtimet më shumë dashuri. Ne donim të tregonim, në çdo mënyrë dhe të vazhdonim rrugën që paraardhësit tanë bënë për brezin tonë të ri.
Në sektorin e muzikës, nën drejtimin e Ngadhnjim Istrefit, mësuam të këndojmë mbi 200 këngë tradicionale shqiptare. Në segmentin e kërcimit, të udhëhequr nga Jozef Tunić dhe unë, kemi pasur shumë valle nga të gjitha trojet shqiptare. Në kohën kur na goditi COVID-19, gjithçka u ndal, që e ka përfshirë edhe kërcimin tonë.
Më në fund, këtë vit, me kryesinë e re të zgjedhur, ‘Shkëndija’ filloi pjesën e kërcimit dhe tashmë, në hapjen e qendrës kulturore shqiptare, tregoi vullnetin dhe afinitetin për avancimin e mëtejshëm dhe mbajtjen gjallë të Shoqatës ‘Shkëndija’. Ti prezantosh vlerat e kombit nëpermjet veshjes kombëtare, këngëve e valleve, ishte kënaqësia ime më e madhe.
Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)
Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë kroate?
Siç e përmenda më herët, unë isha e integruar mirë në shoqërinë kroate që nga fëmijëria. Si në shkollën fillore, në grupe të ndryshme dramatike dhe vallëzimi, dhe më vonë në majoretet e Zagrebit, ku përfaqësoja dhe mbroja ngjyrat kroate nëpër gara shtetërore dhe evropiane. Si shqiptare në Kroaci, në punën time, u shpalla “Infermierja e Vitit” në vitin 2022.
Sa shpesh e vizitoni Kosovën?
Zakonisht e vizitoj Kosovën një herë në vit, por nëse është e nevojshme edhe më shpesh. E dua vendin e prindëve, gjuhën dhe kulturën, si dhe ndjenjën që më jep kur jam atje. Fatkeqësisht, edhe pse nuk mund të shkoj më shpesh, për shkak të obligimeve të punës, gjithmonë e kam Kosovën në mendjen dhe zemrën time.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginëtë Preshevës etj.) mendoni se ka bërë shumë për avancimin gruas në shoqërinë tonë?
Ka shumë, por do ti cek disa:
Në fushën kulturore, ikonën e valles, Liliana Cingi; Sportisten e njohur, Majlinda Kelmendi; Heroinën, Xhevë Krasniqi Lladrovci.
Për të cilat nuk kam nevoj të flas shumë, sepse secila prej tyre, me kontributin e vet, krijoi dhe pasuroi historinë e popullit shqiptar.
Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës? Meqenëse unë, në atë kohë, isha shumë e re, por nga informatat që mi tregonin prindërit e mi, gratë kanë dhënë kontribute të rëndësishme, në mënyra të ndryshme.Si me ndihma materiale, por edhe me ndihmën financiare.Poashtu, duke folur njëra me tjetrën, duke i dhënë mbështetje psikologjike, emocionale dhe kurajë, për të cilën, mendoj që është gjëja më e rëndësishme në momentet e vështira në atë periudhë.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]? Sipas mendimit tim, gjenerata ime është në nivel të duhur në ruajtjen të gjuhës, vlerave dhe traditës kombëtare, por kam frikë se kjo gjendje ka filluar të zbehet dita – ditës. Në këtë drejtim, rolin kryesor e kanë prindërit, të cilët, me edukimin dhe ndikimin e tyre të punojnë sa më shumë në frymën kombëtare. Prandaj, po i lus prindërit e brezave të rinj që të japin maksimalisht nga vetja në drejtim të ruajtjes etnokulturës sonë.
Cili është bashkëpunimi mes grave shqiptare në Kroaci?
Ekziston një bashkëpunim i mirë, por kam deshirë që ai të zgjerohët jashtë kufinjve të Kroacisë, sepse atëherë do të ishim edhe më të bashkuara dhe të forcuara.
Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë? Gruaja shqiptare ka nevojë të mbështetet në secilën degë që punon, sepse ato janë ambasadoret e shtetit amë dhe imazhi do të ngritet edhe për atë shtet, të cilin e prezentojnë.
Sipas jush,çka do të ishte mirë të organizohej për gjeneratat e reja shqiptare në Kroaci?
Sipas mendimit tim, besoj se do ishte mirë të organizohen më shumë simpoziume, tribuna,mentorime, edukime, koncerte shqiptare, tubime të rinisë si dhe udhëtime për të vizituar trojet shqiptare. Për t’u realizuar të gjitha këto, duhet të kemi mbështetje nga komuniteti shqiptar dhe nga ministria e diasporës. / Dashnim HEBIBI