Gazetar, moderator, redaktor, producent. Halil Rrustemaj është lindur me 17.05.1954 në Skivjan, Komuna Gjakovë. Halil Rrustemaj, shkollën llore e ka kryer në Skivjan 1968. Shkollën e mesme normalen, e ka kryer në Gjakovë 1973. Studimin e Gazetarisë, në Fakultetin Juridik dhe të Gjuhës e Letërsisë Angleze, në Fakultetin Filologjik, e kreu në (1980).
Si student, gjatë viteve 1975/80, ka bashkëpunuar me disa mediume të shkruara të kohës në Kosovë, (Bota e Re, Zëri i Rinisë, Kosovarja, Fjala, Rilindja, etj). Pas absolvimit, një kohë ka punuar në shkollën llore në vendlindje si arsimtar i anglishtes.
Nga viti 1983 është bashkëpunëtor spiker në Radio Gjakova. Në vitin 1985 llon punën si gazetar i rregullt në TVP, deri më 05.07.1990, kur, RTP okupohet. Një kohë mbetet pa punë. Gjatë asaj kohe punon pa pagesë në (degën e përkohshme) shkollën e mesme në Skivjan, si arsimtar i Gjuhës Angleze. Poashtu, gjatë perudhës nga viti 1989, Halil Rrustemaj, angazhohet në aktivitetet e LDK-së, për informim dhe kulturë.
Në nëntor të vitit 1992, Halil Rrustemaj, emigron në Gjermani ku i njihet e drejta e qëndrimit. Gjatë asaj kohe deri në vitin 1999, bashkëpunon me RTVSH, me gazetat: Bujku, Bota Sot, Fokus, etj, si dhe me një varg radiosh në Zvicër e Gjermani.
Në vitin 1999 llon punën si gazetar, redaktor, moderator, në sektorin Shqip të Radios Deutsche Welle, në Köln e më pas në Bon, ku drejton emisionin, ”Ura Radiofonike”, deri në vitin 2004. Në Bon të Gjermanisë, në vitin 2008, ka kryer drejtimin, Projekt Menaxher, ku ka realizuar projektin për një RTV Shqiptar në Gjermani. Nga Viti 2004, Halil Rrustemaj është producent, reporter i lirë dhe bashkëpunon me RTK, RTSH, dhe me disa televizione në Kosovë.
Nga viti 2010, Halil Rrustemaj është producent-videogazetar dhe moderator i Emisionit ”Mes Nesh nga Diaspora”, i cili emetohet në Rrokum TV deri në vitin 2017 dhe trajton veprimtarinë e mërgimtarëve në vendet e Evropës e më gjerë.
Emisioni ”Mes Nesh nga Diaspora”, nga qershori 2017 është emetuar në RTV ’Syri Vision’ e më vonë edhe në RTV Fontana, e RTV tjera. Halil Rrustemaj, deri më tani (prill 2021) ka realizuar mbi 500 emisione dhe dokumentarë televizivë, që janë emetuar në RTK, Rrokum TV dhe RTSH e RTV tjera. Halil Rrustemaj, aktualisht jeton dhe vepron në Bon, Gjermani.
Na isni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu!
Profesioni im është gazetar. Si gazetar kam punuar nga viti 1983. Nga gushti 1983 deri më 30 shtator 1985, kam punuar në Radio Gjakova. Nga 01 tetori 1985 (e enjte) deri me 05 korrik 1990 (e enjte), kam punuar në RTV Prishtina, në Prishtinë, Kosovë. Në Televizionin e Prishtinës (TVP), kam punuar si gazetar në PIP ( Programi Informativ Politik), në Redaksinë për arsim dhe kulturë. Kam përcjellur ngjarjet nga arsimi parashkollor deri tek ai fakultativ, si dhe ngjarjet nga kultura, teatri e lmi.
Në vijim po theksoj disa ngjarje nga puna ime profesionale dhe aktiviteti politik, të cilat ndikuan të arratisem nga vendlindja.
Gjatë muajit shkurt 1989, nga 20 deri më 28.02.1989, (e hënë dhe e martë) minatorët organizuan grevën e madhe të urisë, në ambientet e Minierës së Stan Tërgut. Minatorët, ndërprerjen e grevës, e kanë kushtëzuar me dorëheqjen e 3 funksionarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë përkrahur politikën serbe në Kosovë. Ata ishin: Rrahman Morina, Ali Shukriu dhe Hysamedin Azemi. Poashtu, kërkohej edhe anulimi i “Ligjit mbi pensionimin e parakohshëm të arsimtarëve shqiptarë, siç thuhej, ideo-politikisht të papërshtatshëm”, Avancimi i Statusit të Kosovës”, si dhe disa kërkesa tjera.
Grevave të minatorëve iu bashkëngjitën edhe punonjësit nga mbarë Kosova si dhe studentët e Universitetit të Prishtinës. Meqë si gazetar, unë isha në rubrikën e arsimit, kisha detyrë zyrtare për të përcjellur grevën e studentëve që ishin tubuar në Sallën e Sporteve „25 Maji“, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (rreth 10 mijë studentë).
Nga greva e studentëve të UP, kam raportuar nga 5 herë në ditë, meqë ishte ngjarje kryesore ditore dhe shumë e rëndësishme. Redaksia e lajmeve përgatiste dhe emetonte lajme të jashtëzakonshme. Për arsye të kodit dhe etikës gazetareske, por edhe të obligimit profesional, jam përpjekur që raportet televizive të përgatitura nga ngjarjet, të jenë objektive dhe ekspresive. Para kamerës televizive jamë mundur të bart për opinionin tërë pasqyrën reale të ngjarjeve, qëndrimet dhe mendimet e studentëve dhe profesorëve grevistë. Gjatë tërë kohës së raportimit nga ambienti i grevës, në redaksi kam pasur lëvdata për angazhim dhe punë profesionale në nivel televiziv.
Mirëpo, pas ndërprerjes së grevës së minatorëve, ndryshoi qëndrimi politik dhe puna ime profesionale, por edhe e kolegëve në ditar (PIP) nisi të kuali kohej ndryshe. Subjektët përgjegjës të këshillit programor dhe politikës redaktuese të TVP-së, vlerësuan se unë, me mënyrën e raportimit nga vendi i ngjarjeve, qenkësha vënë në anën e grevistëve dhe se nuk qenkësha kujdesur fare për mbrojtjen e interesit shoqëror (komunist) si dhe për vërtetësinë e informacioneve.
Pë atë, organizata e LK të TV Prishtinës, më ka shqiptuar masën partiake, ‘vërejtje e fundit’ (si anëtar i LKJ), dhe më patën pezulluar nga puna. Njëkohësisht, këshilli i punonjësve dhe komisioni kadrovik, më patën degraduar profesionalisht dhe më ndërruan vendin e punës, duke më transferuar në “Programin për Bujqësi dhe Fshat”.
Pas gjashtë muajsh pushim nga puna, më 02 tetor 1989, (e hënë) kam lluar punën në “Programin për Bujqësi dhe Fshat”, ku kolegët më mundësuan të përcjell arsimin dhe kulturën në fshat. (Për atë, meritë kishin Ilir Binakaj dhe Bajram Smakaj). Më 02 korrik 1990 (e hënë), në Prishtinë, kur delegatët e Kuvendit të KSA të Kosovës, shpallën “Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë“, kam anketuar qytetarë të Kosovës rreth përshtypjeve për këtë ngjarje të rëndësishme historike për popullin e Kosovës.
Anketa e realizuar në terren, fatkeqësisht ngeli pa emetuar, pasi emisioni im do të duhej transmetuar të diellën, më 08 korrik 1990, sepse siç dihet, Radio Televizioni i Prishtinës, u pushtua nga Policia Serbe, të enjtën, më datën 05 korrik 1990.
Pushteti serb, me atë rast neve puntorëve dhe Gazetarëve të Programit në Gjuhën Shqipe, na largoi nga puna. Tani e tutje aty mund të punonin vetëm gazetarët që do të pranonin ti nështroheshin censurës serbe.
Unë dhe kolegët e mi, censurën nuk e kemi pranuar. Një periudhe kohore kemi qenë në grevë, por ajo nuk pati sukses. Kështu, në gusht 1990, jam kthyer në vendlindje në Skivjan. Në vendlindje,
si i papunë dhe pa të ardhura ekonomike, bashkë me vëllain tim (Ramë Rrustemaj, elektricist, poashtu i larguar nga puna) nisëm të merreshim me punë elektrike dhe axhustatore.
Kështu, pas kthimit në vendlindje, jam angazhuar më shumë në Kryesinë e LDK-së, bashkë me disa intelektualë të fshatit, ku kemi anëtarësuar dhe kemi dhënë sugjerime anëtarësisë së gjerë.
Si anëtar i LDK-së kam kryer këto detyra: Anëtar i Kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Skivjan, Delegat në Kuvendin Qendror të LDK-së, në Prishtinë, Anëtar i komisionit për Informim në Degën në Gjakovë, Kryetar i Komisioni për Informim i Nëndegëd së LDK-së, Skivjan, Anëtar i Këshillit Rajonal e Lokal të Pajtimit, ku së bashku me kolegët, kemi
pajtuar rreth 600 raste të ndryshme. Të mërkurën, 11.11.1992, në Gazetën Bujku është botuar një informacion, ku ndër të tjera shkruante:
“…procesi penal po zhvillohet nga viti 1989 kundër disa redaktorëve dhe gazetarëve të Radio Televizionit të Prishtinës dhe të Rilindjes, për shkak të shkrimeve dhe raporteve objektive nga greva e minatorëve dhe e studentëve në shkurt 1989. “
Siç e mora vesh, pastaj procedura na akuzonte për informim të rrejshëm për propagandë informative dhe për keqpërdorim të detyrës së gazetarit. Sipas asaj akuze, mund të dënohesha së paku 3 vjet burg. Bisedova me një mik dhe i thashë se duhet të arratisesha, sepse më nuk mund të kontribuoja. Në llim mendova të arratisesha vetëm. Pastaj ndërrova mendimin, thashë me vete se mund të ma maltretojnë bashkëshorten e cila ishte para lindjes, si dhe fëmijët. Veç tjerash, do të vihej në pyetje edhe ekzistenca e tyre, ndaj vendosa të arratisesha me tërë familjen.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Gjatë viti të parë (1993), vështirësia e parë ishte ambienti tërësisht i panjohur. Muaji i parë, janari i vitit 1993, ishte i vështirë. Duhej qarkulluar nga fshati në qytet (Nederschach – Villingen) për dokumente të ndryshme. Pastaj, ballafaqimi me obligimet për fëmijë për ti regjistruar në shkollën gjermane. Fëmijët e ndjenin veten të hutuar në një rreth krejt ndryshe me një gjuhë tjetër. Megjithatë, falë mikpritjes së fshatarëve të Shabenhause-it dhe të miqësisë së ngrohtë të zyrtarëve administrativë, kaloi muaji parë. Në lagjen ku banoja, kishte shumë fëmijë ndaj fëmitë tanë u shoqëruan dhe nisën të mësojnë gjermanisht shpejt. Shokët dhe shoqet e fëmive na sollën në shoqëri me prindërit e tyre dhe ashtu lluam të ambientohemi. Pastaj u zgjerua shoqëria me bashkatdhetarët dhe nisi një periudhë e re në jetën time.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Në prill 1993, një mik gjerman më ka gjetur punë te një ndërmarrës gjerman, i cili më ka ndihmuar shumë dhe më ka ofruar mikpritje e bujari. Ai kishte një ndërmarrje të vogël “Kopshtari & Lulishte”. Te zotëriu kam punuar dy javë. Kam punuar me mjete, thuaja bujqësore, të ngjashme me ato kosovare, siç janë: shati, lopata, grabuja, etj. Kam rrafshuar oborrin e një zotëriu, kam mbjelluar dane, lule etj. Kam kaluar shumë mirë, madje nikoqirit i vinte mirë që një gazetar është i gatshëm të punojë edhe punë kopshtari në vendin mikpritës. Pastaj kam kërkuar punë në ndërmarrje të ndryshme, por asnjëri nuk më ka pranuar. Ata çuditeshin si një gazetar kërkonte punë në fabrikë.
Në vitin 1998, organi për inkuadrim më ka dërguar në një institucion për arsim të lartë për riarsimim. Aty jam përcaktuar për profesionin tim gazetari. Në vitin 1999, nga Schwarzwald-i, kam shkuar në praktikë në Deutsche Welle, ku pas tre muajësh, jam pranuan në vendin e punës redaktor-moderator në redaksinë shqipe, ku kam punuar deri në fund të vitit 2003.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Kam mallë për shoqërinë, miqtë, të afërmit dhe të shkuarën. Për kolegët nga Televizioni i Prishtinës që u shpërndanë nëpër botë, për bukuritë natyrore të Dukagjinit.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Brezi aktual i diasporës shqiptare është në nivel të lartë. Shqiptarët sot në Gjermani janë: arsimtarë, mjekë, ekonomistë, tregtarë profesionalë, drejtues dhe pronarë ndërmarrjesh ndërtimore, tregëtare, etj. Ndërmarrësit shqiptarë kanë potencial naciarë për të ndihmuar në sfera të ndryshme në atdhe. Ata, karahas ndihmave për familjet e tyre, kanë ndihmuar edhe arsimin shqip, familjet skamnore, studentët, etj. Bashkatdhetarët, pronarët e ndërmarrjeve, janë të gatshëm që posa t’u ofron kushtet nga Qeveria e Kosovës të investojnë në atdhe në sfera të ndryshme ekonomike.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Kohën e lirë e kaloj me familjen time. Një kohë e kaloj me miq e shokë që kam shumë, në Bon e rrethinë, e veçanërisht në Qytezën piktoreske Linz am Rhein.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Gjenerata e re e diasporës shqiptare ka arritur të integrohet në një masë. Por, duhet punuar edhe më shumë që të rinjtë të arsimohen në universitetet dhe të angazhohen në jetën shoqërore-politike gjermane më shumë. Bie ala, të angazhohen në partitë politike gjermane, në organizatat kulturore, etj.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Diaspora shqiptare ka nevojë për mbështetje nga arsimi dhe kultura. Në shumicën e landeve gjermane, arsimtarët kanë nevojë për mbshtetje ekonomike. Pak lande e komuna nacojnë arsimtarët e shkollës me mësim plotësues në Gjuhën Shqipe. Diaspora shqiptare ka nevojë për mbështetje nga kultura; bie ala, duhet të sillen grupe kulturore artistike e teatrale në qytete të mëdha, me shfaqjet e të cilave do të kënaqeshin bashkatdhetarët.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Gjatë viteve të qëndrimit në Gjermani kam arritur të realizoj mbi 500 emisione e dokumentarë televizivë dhe shumicën e tyre i kam hedhur në ‘Youtube’. Ato veç tjerash janë edhe arkiv i punës sime, por edhe i angazhimeve të bashkatdhetarëve në diasporë në forma të ndryshme. Në emisionet e mia re ektohet puna dhe angazhimi i shumë shoqatave kultorore artistike, i shkollave shqipe, i ndërmarrësve shqiptarë, mjekëve, arsimtarëve, veprimtarëve, atdhetarëve, etj.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Plane nuk kam bërë. Por, vitet do shkojnë pak në vendlindje e më shumë në mërgim, pasi këtu kam fëmijët të angazhuar me punë.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet nv diasporë?
Të rinjtë i porosis të arsimohen në shkolla të larta e universitete. Ashtu bëhen më të aftë për veten dhe rrethin e shoqërinë.
I ke thënë vetes, ‘pse kam ardhur në mërgim’?
Në llim po, kurse më vonë, jo.
Mendoni se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Kanë vajtur shumë vite. Jeta është spontane.
Çka e kujton më së shumti nga atdheu?
Më së shumti kujtoj angazhimin me shokët, bashkëfshatarët gjatë viteve 1990-1992.
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Në llim, vitet e mërgimit jeta ishte plot aktivitete shoqërore, kulturore politike. Takoheshim nëpër klube e shoqata, këmbenim biseda e përvoja. Pas çlirimit të Kosovës, aktivitetet u zvogëluan. Shumica e klubeve shqiptare ku takoheshim, u mbyllën. Pluralizmi shumëkund u keqkuptua, fatkeqësisht.
Çka nuk i falë vetes?
Nuk kam ndonjë peng.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në mërgim, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Nuk kam humbur asgjë në Gjermani. Fëmitë e mi kanë tuar shumë. Tre prej tyre kanë kryer fakultetet, kurse njëri ka magjistruar.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Jo, gjuhën shqipe, gjeneratat e ardhshme nuk do ta harrojnë, përderisa ne asim shqip në familjet tona. Ka mangësi, belbëzime gjuhësore, por komunikimi është në nivel.
Sikur të ishte e mundur të vije edhe një herë prej llimit në mërgim, çfarë do të bëje ditën e parë?
Do të isha angzhuar për themelimin e një RTV Shqiptar në Zvicër. Kisha organizuar gazetarët dhe biznismenët shqiptarë dhe me ndihmën e tyre, do të ia kishim arritur. Ndihmesë do të mund të na jepnin studentët dhe kuadrot me arsimim të lartë, pasi ato mund të qasen në Fondet Finaciare për Informim për të huajt në Gjermani, Zvicër e gjetiu.
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur të pije pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Natyrisht se në vendlindje, në Fshatin Skivjan. / Dashnim HEBIBI