Intervistë ekskluzive; „Për fat të keq edhe sot, pas 22 viteve çlirimi mungon dora e ngrohtë e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë në çdo lami e fushë, veçanarishtë në shkollën shqipe etj. Një diasporë me kaq potencial të jashtëzakonshëm vazhdon të lihet akoma jashtë për fat të keq, pa të drejtë reale, pa të drejtë përfaqësimi dhe pa të drejtë investimi real e të ndershëm… Potenciali i diasporës është i admirueshëm për të forcuar shtetin ekonomikisht dhe për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe shtetin ligjor… Diaspora gjithmon ka bërë dhe vazhdonë përpjekjet që Kosova të bëhet ideale. T’i nderoj Dëshmorët e Kombit, ata që i dolën zotë Atdheut e ia kthyen popullit shqiptar dinjitetin e nëpërkëmbur nga armiku, ata që me sakrificën e tyre, trimërinë e vendosmërinë, që i treguan botës, se populli shqiptar nuk përkulët kurrë, atyre që zgjuan ndërgjegjën e etur të botës dhe e lëvizën atë duke e sjellur Paktin NATO në Kosovë në vitin 1999 kundër Serbisë gjenocidale“, na tha ndër të tjera, z.Gega.
Sejdi Gega, i lindur më 16 prill 1955 në fshatin Gurr, ish Studençan, nga babai-Sadik Hajdar Gega dhe nëna Gjylferije Kovaçi-Gega. Studimet i kreu në Univerzitetin e Prishtinës, drejtimin e Teknologjisë së Përgjithshme, në Fakultetin Xehtaro-Metarlugjik, në Mitrovicë, me profesion Inxhiner i diplomuar i Teknologjisë së Përgjithshme.
Nga viti 1979 llon të punoj si profesor i shkencave natyrore në Gjimnazin (QAMO), « Jeta e Re » në Therand ish Suharekë. Në muajin maj 1981 arrestohet nga organet e sigurimit shtetëror jugosllav për veprimtari « armiqësore » dhe është denuar me gjashtë vite burg nga Gjykata e Qarkut në Prizren, nga trupi gjykues nën kryesimin e Ohran Rekathatit. Më 8 prill 1982, transferohët në Gospiq të Kroacisë, më pastaj në Lepogllavë dhe, në prill 1983 në Stara Gradishkë, në burgun më famëkeq Jugosllav, ku vuante dënimin simboli i rezistencës Adem Demaçi. Nga vitet 80-ta, anëtar i Lëvizjës Popullore të Kosovës. Pjesëmarrës në Konferencën e Dytë të Jashtëzakonshme ilegale të OMLK-së, 4 shkurt 1991, në Prapashticë.Nga shtatori i vitit 1991, do të bëjë jetë ilegale, deri në llim të janarit 1992, kur detyrohet të leshoj Kosovën. Në mërgim, nga janari i vitit 1992 do të bëjë jetë mërgimtari në Zvicër. Tri vitet e para do të punojë mësues në mësimin plotësues me nxënësit shqiptar të Kanton Urit-CH.
Që nga viti 1992, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjës Popullore të Kosovës Dega jashtë vendit, anëtar i Kryesisë, me përgjegjësin e arkatarit të Nëndegës së LPK-së në Zvicër. Nga Korriku i vitit 1998, anëtar i Kryesisë së Lëvizjës Popullore Dega jashtë vendit, me detyrën e Përgjegjësit Financiar të LPK-së për diaspor.Veprimtaria e tij vazhdon në mërgim, i pa shkëputur nga viset shqiptare.
Na fliisni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu!
Në Kosovë u bënë protesta kundër planprogrameve arsimore që i patë aprovuar paralamenti serb edhe në Kosovë. Gjatë këtyre tre muajve më kërkuan të më arrestojnë disa herë. Në këtë kohë përveq që isha mësimdhënës në QAMO « Jeta e Re », në Therand, isha edhe anëtar i LPK-së dhe Kryetar i Këshillit të Rrethit për Therandë, përkundër dëshirës për tu larguar, shokët e organizuar në LPK-së, vendosen që unë të largohem përkohësisht nga Kosova. Më 9 janar 1992, përkundër dëshirës time u largova fizikisht, po, kurrë shpirtërisht nga Kosova. Ishin momente shumë të vështira, ku mu lendua zemra e mu thye shpirti, po veprimtaria çlirimtare ka koston e saj, ka sakrificën brenda familjës dhe ne këtë e kemi ditur kur jemi përcaktuar për të. Pra u detyrova që të mërgojë, jo për t’iu larguar vendit, por për t’iu kthyer më i fortë, në të gjitha pikpamjët. Sakrifca ishte obligim ndaj lirisë së Kosovës, ndaj ardhmërisë së sajë.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Të jesh një mërgimtar në një vend që nuk e etë gjuhën e atij vendi, në rastin konkret, gjuhën gjermane nuk është aq e leht sa mund të mendosh. Aq më tepër kur t’i je një njeri i lidhur fortë me Atdheun dhe familjën sepse, nuk e kam menduar kurr në jetën tënde mërgimin, është shumë e vështir. Unë, që nga leximi i elaboratit të Vasa Çubrilloviçit, i cil në vete ka edhe një pikë-mërgimin për zhdukjen e asimilimin e popullit shqiptar dhe pakicave tjera, isha kundër çdp shpërngulje edhe të një shqiptare të vetëm e jo më për vete që as e mendoja, prandaj, e kam urryer shumë mërgimin.
Përsonalisht për mua mërgimi im ishte shumë i veshtirë se burgu disa vjeçar në Jugosllavi ! Për t’i përballuar vështërsit më ndihmuan shokët e veprimtarisë atdhetare. Angazhimi im në arsimin shqip, me nxënësit shqiptar dhe për çështjën e çlirimit të Kosovës ishin një ndihmë shumë e madhe për mu. Pra, vetëm angazhimi im në aktivitet arsimore dhe atdhetare më lehtësonte barrën e mërgimit. Pasivitetin e kamë urryer gjithmonë dhe vazhdoj akoma ta urrej shumë edhe sot e kësaj dite.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Puna e parë që kam filluar në mërgim ishte me nxënësit shqiptar në mësimin plotësues shqip, një ditë në javë, falë një bashkatdhetarit nga Tërrnovci-Vaid Fejzullahu dhe ministreshës për arsim dhe kultur, zonjës Pfyl në kanton Uri, me qrast ne shqiptarët fillum mësimin plotëuses shqip në shkollat zvicërane. Nga ky moment të gjithë mërgimtarët shqiptar në kantonin URI u bëm si një familje e ngushtë dhe në harmoni të plotë, si një familje shembullore edhe për palën zvicërane.
Këtë punë e kam bërë me shumë pasion deri në vitin 1995. Mandej, përkundër mundësive të afruara nga shteti Zvicëran për të filluar punën si inxhinjer praktikant, jo se isha ekspert, por se shteti Zvicëran kishte për qellim të më aftësonte për të qenë i pavarur më vonë, unë nuk fillova nga puna. Unë nuk isha ardhur në Zvicër për të bërë karier profesionale, por kisha ardhur për halle tjera, nuk kam pranuar të punojë në menyrë që të jem më i lirë për tu angazhuar për çështjën kombëtare, për çlirimin e Kosovës. Që nga viti 1992 deri në vitin 2002, kam punuar vetëm gjashtë muaj në një program komunal të Winterthurit. Nga fllimi i vitit 2002, me që nuk jetoja në Kosovë përkundër deshirës time, kam filluar të punojë edhe mbi 100% … deri në maj 2020, kur dola në penison të moshës.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Më merr malli për shumë gjëra, veçanarisht për punën me nxënësit në gjimnaz të Therandës dhe për shokët e veprimtarisë atdhetare.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Diaspora sot përbën potencial më të madh që i duhet vendit, Atdheut në rrugën drejtë zhvillimit dhe rimëkëmbjës. Ajo sot, posedon jo vetëm potencialin financiar, por edhe ate intelektuale më shumë se kurrë. Para çlirimit të Kosovës mentaliteti i bashkatdhetarëve nuk ishte në nivelin e duhur për shkollim ; të femijëve për shumë arsye, pas çlirimit ka ndyshuar mentaliteti për të mirë, 99% të shqiptarëve investojnë në shkollim të fëmijëve.Prandaj, diaspora shqiptare sot ka në gjirin e saj intelektual me arritje të larta shkencore dhe histori suksesi për tu admiruar. Me qindra tituj, diploma e grada shkencore dhe kulturore e sportive të ftuar në një konkurencë të fortë dhe me meritë, e vetëkuptueshme gjithmonë me etjen për dije dhe kultur.
Për fat të keq edhe sot, pas 22 vite çlirimi mungon dora e ngrohtë e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë në çdo lami e fushë, veçanarishtë në shkollën shqipe etj.
Një diasporë me kaq potencial të jashtëzakonshëm vazhdon të lihet akoma jashtë për fat të keq, pa të drejtë ale, pa të drejtë përfaqësimi dhe pa të drejtë investimi real e të ndershëm… Potenciali i diasporës është i admirueshëm për të forcuar shtetin ekonomikisht dhe për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe shtetin ligjor…
Diaspora gjithmon ka bërë dhe vazhdonë përpjekjet që Kosova të bëhet ideale. T’i nderoj Dëshmorët e Kombit, ata që i dolën zotë Atdheut e ia kthyen popullit shqiptar dinjitetin e nëpërkëmbur nga armiku, ata që me sakrificën e tyre, trimërinë e vendosmërinë, që i treguan botës, se populli shqiptar nuk përkulët kurrë, atyre që zgjuan ndërgjegjën e etur të botës dhe e lëvizën atë duke e sjellur Paktin NATO në Kosovë në vitin 1999 kundër Serbisë gjenocidale. Përkunder asaj që në Kosovë jetojnë në kulturën e amballazhimit, e cila e urren përmbajtjën, në diasporë vlerësohen vlerat njerëzore e shkencore.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Kohën e lirë e kalojë duke lexuar e shkruar, duke u marr me aktivitet zikë; angazhim në kopsht, ecje në natyrë deri në 20 kilometra në ditë, angazhim në lojra të ndryshme me nipa e mbesa, duke i edukuar që të sillen me mençuri dhe dashuri, ta duan njëri tjetrin, të respektojnë njëri tjetrin etj. Jam i rrethuar me nipa e mbesa, me dashuri e njerëz të mirë! Pra, jetojë kohën e femijëve të mi.
Kam botuar së bashku me Fazli Veliun librin : LPK NË VAZHDËN E PËRPJEKJEVE PËR BASHKIM-THEMELUESE E UÇK, në vitin 2019 dhe përgaditur librin : ADEM DEMAÇI-ZËRI I KOSOVËS, që ka të gjitha shkrimet për Adem Demaçin, intervistat e tij, poezit dhe këngët e lirisë për Adem Demaçin, piktura etj., të botuara në gazetën ilegale të kohës, Organin e LPK-së « Zërin e Kosovës » nga viti 1981 deri në vitin 2000. Thjesht, jeta ime edhe si pensionist i moshës, është shumë intenzive që nga mengjesi. Unë kam mungesë të kohës.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Para dhe pas luftës në Kosovë, Zvicra ka bërë më të mirën e mundshme për mundësin e integrimit të shqiptarve, sidomos gjeneratave të reja. Falë këtyre mundësive janë shumë të integruar, kanë pozicione të ndryshme në shoqërinë zvicerane, në politikë, në administratë, në shëndetësi, në sportë e në kulturë, në biznisë, duke pasur peshë në pozicionin e tyre të arritur në çdo fushë. Individualisht shqiptarët janë treguar dhe po tregohen shumë të sukseshëm në çdo profesion e fusha të veçanta.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare ?
Shqiptarët në Zvicër janë që nga vitet 60-ta, por nga viti 1990 janë komuniteti i dytë pas italianve, të ardhur nga gjitha trojet shqiptare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e veriut. Pra, Zvicra është një nga qendrat më të rëndësishme të mërgatës shqiptare. Llogaritet të jenë rreth 300.000 shqiptar.
Diaspora në evropë dhe në Zvicër ka nevojë për dorën e shtetit Shqiptarë dhe të Kosovës për mësimin plotësues shqip. Mësimi plotësues shqip në Zvicër e organizon dhe e udhëheqë Lidhja e Arsimtarëve dhe Prinderve Shqiptarë « Naim Frashëri » për të gjithë nxënësit shqiptar pa marrë parasysh se prej nga vinë ata.
LaPSH është institucion i vetëm i njohur zyrtarisht nga shteti zviceran, për mbajtjën e Mësimit plotësues në gjihën shqipe në Zvicër.Ky aktivit arsimor mbahet në bashkëpunim të LaPSH me Ministrin e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe, me institucionet tjera të Republikës së Shqipërisë si dhe me institucionët arsimore zvicërane.
Ka nevojë për një platformë dhe program për nxënësit shqiptar dhe ndihmën institucionale nga dy shtet shqiptare për gjithë nxënësit shqiptar, pamvarësisht se nga cili vend shqiptar vinë. Pra, kanë nevojë për një mbeshtetje më institucional e profesionale, për të cilën egzistojnë edhe kushtet njerëzore e matereriale nga të dy shtetet shqiptare, në menyrë institucionale e jo në baza vullnetare. Që t’mos harrohët gjuha shqipe dhe kultura shqiptare dhe femijët tanë t’i zgjerojnë diturit në gjuhën e tyre amtare, të mësojnë edhe për kulturën e tyre të prejardhjës; për historinë, gjeogra në, letërsinë dhe traditën.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar ?
Zhvillimi i kapitalit njerëzor në shoqëri dhe familje është njëra ndër objektivat kryesore siç ishte edhe te unë. Edhe pse gjatë kohës sa ishim të okupuar nuk jamë marrur mjaftushëm më familje dhe femijët e mi, ngase, kisha marrur obligime për çlirimin e Atdheut, jamë i knaqur tani me lirinë e Atdheut dhe më familjën time të ngusht e të gjërë. Kam pesë fëmijë të shëndetshëm, të gjithë me shkolla profesionale, dy fëmijë me përgaditje superiore, arkitetkte dhe ekonmiste. Katër të martuar dhe të gjithë më fëmijë të shëndetshëm e intelegjent.
Veç lirisë së atdheut, asnjë medalje, edhe nëse është e artë, asnjë pasuri prrallore, asnjë gradë e pozitë, nuk mund të jetë për mua më e madhe dhe më lartë se familja. Familja, fëmijët, nipat e mbesat për mua janë sikurse ai peshku i artë që ia kishte plotësuar peshkatarit të gjorë dëshirën për lumturi të garantuar deri në fund të jetës.
Ky kapital shpirtëror më bënë të dashuroj për të jetuar më gjatë. Pra, jam i rrethuar me nipa e mbesa, me dashuri e njerëz të mirë! Jetoi si shumica e shqiptarëve. Nuk jam ankuar as dje, as sot, nuk është në natyrën time të ankohëm, por të jem dinjitoz.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit ?
Tani, kur po i përgjigjem intervistës tuaj jamë në penision të moshës. Pa dyshim se kam plan që të jetojë më shumë në vendlindje dhe në tokat shqiptare, pa u shkëputur krejtësisht nga Zvicra për arsye objektive dhe subjektive.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë ?
Ti shfrytëzojnë mundësit që i krijon shteti zviceran për shkollim dhe për jetë. Të jenë ambasador të denjë të kulturës shqiptare duke qenë shembull i së mirës në çdo profesion. Të kenë për pasion etjen për dije, kulturën për punë, për tolerancë dhe dashuri.
Të mësojnë dhe vetëm të mësojnë, të mbarojnë profesione të ndryshme, të jetojnë e të punojnë me dashuri dhe për të dashuruar, në menyrë që në pleqëri të dashurojnë për të jetuar. Të mos e harrojnë gjuhën amtare, gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Ta ndihmojnë Kosovës në çdo aspekt.
Të mos pysin se, çfarë bëri Atdheu për ne, por të pyesin, çfarë bëra unë për Atdhe ? Sepse, çfarëdo që bëjnë për Atëdheun dhe prindërit, prapë do t’i mbesni borgj.
Porosia ime është, ta duan Atdheun dhe gjuhën tonë shqipe gjërë në vuajtje. Të mos u rrëshqas zemra kundër atdheut as kur t’i bëhet ndonjëher e padrejtë. Atdheu është Atdhe, bile edhe atëher kur të lëndon rënd.
I ke thënë vetes, pse kam ardhur në gurbet?
Po, kur shteti zviceran më siguroi strehim politikë dhe më krijojë mundësinë e qëndrimit dhe punësimit në profesion, e kam pytur vetin, pse kam ardhur në gurbet? Prandaj, kam refuzuar të gjitha mundësit e ngritjes profesionale dhe ngritjen e një standardi jetëos të lartë familjare, për të qenë më aktiv në aktivitein kombëtar për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë në Jugosllavi.
Mendoni, se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar, se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Po, pa dyshim se kam mendur për gadi tridhjet vite me radhë se do të kthehem përfundimisht në Kosovë.Pasi që dola në pension të moshës vendosa të kthehem në Kosovë. Me të drejtë me pyeti një femijë imi, se si mendon tani Ti Babi me u kthye në Kosovë e ne me jetuar në Zvicër ? Ne që jemi në Zvicër, e që tani kemi krijuar familje, jemi për shkakun tëndë, për bashkim familjarë ! ? Andaj, nuk është e drejtë që T’i të kthehesh me Mamin në Kosovë e ne të jetojmë në Zvicër pa ngrohtësinë e prinderve, femijët tanë të rriten pa ngrohtësin e gjyshit e gjyshës dhe me mallin e tyre?! Më besoni se mbeta pa koment sepse, vajza kishte shumë të drejtë morale për këtë reagim. Mëqë jamë i lidhur ngushtë me nipat dhe mbesat e mija që i kam shumë përzemër, kam vendosur që një pjesë të kohës ta kaloi në Kosovë e pjesën tjetër në Zvicër.
Çka kujton më së shumti nga atdheu ?
Si të përgjigjem më parë për atë jetë ideale të shkuar tashmë. Edhe pse në varfëri, kujtimet për jetën e ngrohtë në gjirin familjarë, më bëjnë që t’më dalin lotët…Kur kujtoj shokët, shoqët, shkollimin, nxënësit, atë jetë plotë lumturi…Apo më vonë lidhja me bashkëveprimtarët dhe angazhimi për kauzën e shenjtë-Lirinë. Edhe ëndrrat i shohë akoma në Atdhe… Eh… ka shumë e shumë për tu kujtuar…
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për Ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo ?
Diaspora shqiptare e vendosur në shtetet e Evropës Perëndimore e viteve 60-ta të shekullit XX kishte ardhur për të gjetë punë, pra, për çështje sociale. Në vitet 80-ta dhe 90-ta kishin ardhur edhe për tu strehu politikisht. Për mua, si i strehuar politikish ishte më e veshtirë më që nuk kisha kontakte me prinderit, vëllazërit e motrat të cilët bënin një jetë nën okupimin serb.
Pas lufte, nga ana morale ishte shumë më e vështir sepse, kishin pushuar arsyet për të jetuar tani më në Zvicër, isha kthyer në Kosovë për t’mos ardhur më në Zvicër. Po, për arsye objektive dhe subjektive, kuptohët, pa deshirën time u detyrova të kthehem prapë në Zvicër, ishte vertetë e vështirë, mandej dhjetra herë më e veshtir se kur u largova për shkak të përndjekjës së okupatorit serb !? Ishte e vështirë nga ana morale, por më lehtë nga ana materiale sepse, tani me punën time, të gruas dhe vajzës së madhe, ne me ndihmat tona materiale ndihmuam Luftën në Luginë të Preshëvës dhe në Maqedoni, ndihmuam vellëzërit e motrat për tu ringritur edhe njëherë pas luftës e familje tjera me nevojë për tu ringjalluar. Kjo ndihmë më ka mbajtur gjallë fizikisht dhe moralisht në jetë e në mërgim.
Çka nuk ja fal vetes?
Nuk ia fali vetës që nuk kam kontribuar më shumë për Atdheun dhe, nuk kam luftuar më shumë dhe më me vendosmëri më të fortë kunder keqpërdoruesve të fondeve dhe luftës?!
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në gurbet, keni fituar më shumë apo keni humbur?
Para luftës kam fituar më shumë moralisht duke e ndihmuar çlirimin e Kosovës dhe aspak materialisht. Ndërsa, pas lufte përsonalisht kam fituar më shumë materialisht e më pak moralisht ngase, si inxhinjer i diplomuar i Teknologjisë së Përgjithshme kisha mundur të kontriboi më shumë për shoqrinë e shtetin e Kosovës dhe si aktivistë i çështjë kombëtare kisha mundur të kontriboi në politikë-bërje më shumë…
Sot, kam mjaft në tavolinë të ushqimit, por, kurrë nuk do t’i harroi ditët në varfëri, kohën e burgut dhe luftës për liri…Unë jamë në pension të moshës, gruaja dhe tër femijët punojnë, të gjithë urojmë vazhdimisht që të ketë paqe në Kosovë dhe kudo në bot, askush t’mos jet i uritur!
Mendoni, se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja, që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Shpresoj dhe besoj që nuk do ta harrojnë, ngase nuk do mungojë në të ardhmen edhe dora e ngrohtë institucionale e dy shteteve shqiptare. Tek unë e fshehur thellë ka qenë dhe është një dritë shprese e shtypur nga vetëdija me forcë, për t’mos i lënë vend zhgenjimit e dëshprimit edhe për këtë fenomen.
Sikurse të ishte e mundur, që të vish edhe njëherë prej llimit në gurbet, çka kishe bërë ditën e parë?
Në ditën e parë isha këthyer me çdo kusht prapë në Atdhe sikurse që e kam bërë në vitin 1979 kur isha si student në Zvicër. Pamvarësisht kushteve që mi afruan atëherë, të punojë si inxhinier praktikant në projektime të detaleve të makinave, më afroun edhe lejen e qendrimit (vizën B) dhe banesë, nuk pranova sepse, e kam urryer mërgimin gjithmon?!
Atë kohë mërgimin e kam menduar vetëm për qëllim të shërimit të vellaut tim, Remziut … dhe për asgjë tjetër. Pas burgut në vitin 1985 dhe të ushtrisë dhe studimeve në vitin 1987, në mungesë të drejtës së punës për shkaqe politike, kam punuar në bujqësi e punë tjera fizike, jam përballur edhe me varfëri ekstreme e me mundime të shumta deri në vitin 1992, dhe kurrë nuk me ka shkuar mendja të migroi deri sa në vitin 1991 kur organet e shtetit okupues kërkonin për të më burgosur edhe njëherë. Edhe ateher ka ndodhur me vendim të shokve të ilegalës për të leshuar Kosovën përkohësisht…
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur, të pish pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Aty ku bukës i thonë bukë e ujit-ujë, thjesht në tokën shqiptare pa marrë parasysh në cilin qytet apo fshat shqiptar.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI