Lindur më 15 prill1946 në Shupkovc të Mitrovicës, Republika e Kosovës. Shkollën llore 4 vite në vendlindje dhe 4 vite në Mitrovicë. Gjimnazin, Drejtimi Gjuhësor në vitin 1966-67.
Në vitin 1967 rikuali kimin për mësues në Shkollën Normale në Prizren, kurse në vitin 1978 Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, drejtimi i mësimit klasor. Në periudhën 1967-1981 mësues në vende të ndryshme të Bashkisë së Prizrenit dhe Sharrit. Si mësues i mësimit klasor për Shkollën Fillore në Bresanë të Sharrit, në shkollën llore në fshatin Leskovec-Arbnesh dhe në Lybeçevë pranë drejtorisë në Hoçën e Qytetit Prizren, në Shkollën Fillore në fshatin Mushnikovë në Sreckë të Prizrenit. Në periudhën 1981-1990, si njehësues i normës në Industrinë e Tekstilit “Printeks” në Prizren.
Në periudhën 1996 – 2000, strehim kërkues- azilkërkues në Zvicër në Kantonin e Solothurnit. Gjatë kësaj periudhe, në projektin “Migrants” të Entit Federal të Shëndetësisë Zvicërane si ligjërues me ligjërata në klubet sportive shqiptare, në shoqata dhe strehimoret për refugjatë dhe azilkërkues shqiptarë në Zvicër në temat: Parandalimi i Sidës dhe Varësitë; Drogat legale dhe ilegale;
Parandalimi i pirjes së duahanit. Në këtë fushë, gjatë kësaj periudhe të punës, në shtypin e kohës ka botuar disa artikuj. Prej janarit 1999 e deri në maj 2000, ka punuar si mësimdhënës në CARITAS të Zvicrës në Solothurn për projektin shkollor “Dituria” për fëmijët e ardhur nga Kosova.
Në muajin qershor të vitit 2000, kthimi vullnetarisht në Kosovë. Prej dhjetorit 2000 e deri në shkurt të vitit 2002 drejtor në Shkollën Fillore “Mushnikova” në Mushnikovë të Prizrenit. Prej muajit shkurt të vitit 2002 kthimi në Zvicër.
Veprimtaria dhe përvoja: mësimdhënës në atdhe dhe në Zvicër. Themelues dhe përgjegjës kryesor i shoqatës bëmirëse(humanitare) “Familja ndihmon Familjen”.
Na isni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu?
Janë disa arsye që më detyruan të largohem nga vendlindja:
Rethimi i shtëpisë nga policia dhe inspektorët e sigurimitshtetëror jugosllav në orën 6 të mengjesit në Prizren, në llim të muajt gusht 1993 për të më arrestuar, për të tretën herë, por unë si gjithnjë që jam zgjuar herët në ora 5 të mengjesit dhe në ora 5 e 30 minuta kam dalur nga shtëpia në terren, lidhur me organizimet e asaj kohe për të krijuar mundësi për qëndresë afatgjate ndaj dhunës e pushtuesit serb.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Vështërsitë janë të shumta.Nga vendimi që je i detyruar ta marrësh vet për arsye rrezikimi apo sipas vendimit të institucionit të caktuar për shkaqe sigurie të veprimtarisë etj., që me këtë rast po i përmend vetem disa më kryesorët:Lënia e familjes në rrethana ku në vazhdimësi vëzhgohej dhe kërcënohej nga inspektorët e sigurimit e policia,duke kërkuar të dhëna për vendndodhjen time dhe duke bërë kërkesë që të dorëzohen ose përndryshe do ta merrnin peng djalin e madh timin, nxënës në gjimanaz, në vendin tim deri sa të dorëzohesha.
Kalimi në mërgim, për shkaqe sigurie, me vet vendimin e marrë apo me vendimin e institucionit përkatës ku ke zhvilluar veprimtarinë e caktuar e për çështje sigurie, ngërthen në vete shumë të panjohura, sepse ndryshojnë të gjitha kushtet dhe rrethanat, si të jetesës dhe veprimtarisë, të cilat varen nga shumë faktorë tjerë, në kohë dhe hapësirë, si: ai material që lidhet me vendqëndrimin e banimin, si rrethanat tjera shpeshëherë edhe me shumë të panjohura në vendin ku je përcaktuar apo detyruar të vendosesh përkohësisht apo më gjatë.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Vendosja në Maqedoni ka qenë mbajtja e lidhjeve me bazën në Prizren dhe atë republikan të organizimit nga MMRK, deri kah fundi i muajt shtator1993 kur kam kaluar në Shqipëri. Të njëjtën veprimtari e kemi vazhduar edhe në Shqipëri.
Kemi kaluar në Maqedoni sipas kërkesave dhe nevojave të paraqitura për të njëjtin qëllim të sipërpërmendur.
Në Shqipëri ka pasur pengesa dhe vështërsi të shumta në të gjitha drejtimet që nga viti 1993 deri në vitin 1996, kryesisht nga përçarja e faktorit politik ndërshqiptar.Duke lluar nga organizimi më i lartë institucional, përcjellur tek organizimet tjera, të cilat kanë qenë të udhëzuar, këshilluara apo mbikqyrura prej tyre.
Njëra ndër vështirësitë e veçanta ka qenë ndërprerja e mjeteve nanciare nga ana e Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave të asaj kohe, duke bërë dallime, ndarje e përçarje. Në këtë mënyrë është penguar vazhdimi i veprimtarisë sipas detyrave dhe punëve organizative të bërë brenda në Kosovë në vazhdimësi, në kushte dhe rrethana e vështirsi të jashtëzakonshme, por me kujdes dhe përgjegjësi të madhe njerëzore, morale dhe profesionale.
Më 1996, përsëri kam qenë i detyruar, si shumë të tjerë, të largohem dhe të shkoj në vendetë ndryshme perëndimore, si strehim kërkues azilkërkues, për shak të gjendjes së krijuar në Shqipëri, prandaj edhe unë, si strehimkërkues, jam vendosur në Zvicër.
S’kemi pasur të drejtë punësimi, në përjashtim kur ’Caritas’ ku kemi qenë të strehuar, ka organizuar për të kryer ndonjë punë. Unë për herë të parë kam vjelur qershi në një fshat, bashkëme disa të tjerë tek një bujk. Kam qenë punëtori më i ngadalshëm dhe më së paku kam vjelur qershi.Për mua ka qenë një punë shumë e papërshtatshme.
Ndërkohë kanë ardhur familjete dëbuara me dhunë nga trojet e tyre,si pasojë e gjenocidit që jetësonte në vazhdimësi pushtuesi serb dhe bënte pastrimin etnik në Kosovë. Me familjet e strehuara në Kantonin e Solothurnit në Zvicër, gjatë vitit 1998-1999, përmes organizimit që bënte ’Caritas’ zvicëran në Kantonin e Solothurnit, me përgjegjësen Znj. Helena Gebert, kemi organizuar shkollën shqipe për fëmijët e ardhur prej klasës së parë deri në klasën e tetë.Këtu janë përfshirë afër 130 nxënës. Kam qenë i caktuar si përgjegjës nga ’Caritas’ për këshillin e mësimdhënësve në Projektin “DITURIA”. Mësimi është mbajtur për çdo ditë me plan–programe nga Kosova.
Tekstet dhe ditarët e punës, të porositura e të marra përmes postës, të gjitha shpenzimet i ka paguar ’Caritas’. Kanë punuar 13 mësimdhënës shqiptarë dhe dy zvicrane. Është punuar për çdo ditë, para e pas dite, nga e hëna deri të premten, përveç të mërkurave që është punuar vetëm para dite.
Bashkëpunimi ka qenë edhe me shkollën ’Rudolf Steinner’ në Solothurn dhe me kolektivin e kësaj shkolle që na ka ndihmuar mjaft dhe ka pasur një bashkëpunim të mrekullueshëm e të ndërsjellët.
Punën e mësimdhënësit shqiptar e kanë bërë falas të gjithë. Unë kam mbajtur ligjerata sipas Projektit Migrant të Entit Federal të Shëndetësisë ’BAG’ lidhur me Parandalimin e Sidës për të rriturit dhe varësitë – drogat legale dhe ilegale, nëpër klube sportive dhe strehimoret e strehim kërkuesëve në kantonet e Zvicrës, si ndërmjetës me autorizimin e entit në alë edhe të BISHZ.Në Zvicër, kur kam tuar të drejtën për punë, puna e parë që kam bërë ka qenë pastrimi në ndërmarrjen ’Webego Servis’ në Bern, e më vonë kam kryer punën e porosive të materialeve për pastrim dhe mirëmbajtjen e kujdesin për depo, me orar pune 50% e më vonë 25 %, deri sa i kam mbushur moshën e vjetersisë 65 vite.
Që nga viti 2004 deri në vitin 2018, kryesisht kam punuar krejtësisht falas në mësimdhënie të mësimit plotësues shqip në Kantonin e Solothurnit dhe kam qenë i emruar nga kryetari i LAPSH” Naim Frashëri” për Zvicër, Z. Mahir Mustafa, përgjegjës për bashkërenditjen dhe organizimin e MPSH për Kantonin e Solothurnit, ndërsa si sekretar i LAPSH ”Naim Frashëri” për Zvicër, nga viti 2010, po ashtu falas, deri në qershor të vitit 2018.
Në Shoqatën BISHZ-së, që nga periudha 1999- 2021, jam zgjedhur në komisione dhe detyra të ndryshme, si: këshilltar, anëtar i kryesisë, ndërmjetës për ligjërata në projektet që ka jetësuar BISHZ-së, sekretar dhe që nga Kuvendi i Dhjetë Zgjedhor më 24 nëntor 2007, jam zgjedhur kryetar i BISHZ-së.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Thënë të drejtën, për fëmijët e gjithë familjarët,fare s e shoqëri, që ka ngelur e pakët, për bukuritë natyrore kah kam punuar si mësues me nxënës e për nxënës.Paj, atdhe më, për çka jo.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Niveli përgatitor organizativ i mërgimtarëve shqiptarë, kudo siedhe këtu në Zvicër, është i shkapërderdhur nëpër shumë shoqata organizative të ndryshme, si: kulturore, arsimore, bëmirëse dhe sportive, pa ndonjë bashkërenditje dhe bashkëpunim ashtu siç do të duhej e dëshirohej mes tyre, përjashto raste të pakta.Sasia dhe cilësia që mërgimtarët përfaqësojnë në të gjithadrejtimet dhe nivelet në mërgim, ku jetojnë dhe veprojnë, është i mjaftueshëm. Si i tillë është shumë i dobishëm, si për të ndihmuar organizimin e bashkëveprimin e ndërsjellët mes mërgimtarëve dhe për ta ndihmuar vendin e origjinës-atdheun në të gjitha drejtimet. Mërgimtarët, në të gjitha periudhat e deritashme, si: në paqe, në luftë e kanë ndihmuar dhe mbajtur pothuajse gjallë mirëqenien e familjeve në Kosovë, por edhe të ekonomisë.Kanë ndihmuar luftën për liri e pavarësi dhe vet shtetin në formim e sipër. Ndërsa, institucionet vendore të shtetit në formim e sipër ngaqeverisja e keqe dhe papërgjegjësia, si vetanake e kolektive, ka mundësuar keqpërdorimet dhe zhvillimin e krimit ekonomik e politik, pothuajse në të gjitha drejtimet, në të gjitha format e mënyrat e mundshme, duke lënduar e fyer ndjenjat dhe dashurinë e mërgimtarëve dhe ndihmat e tyre në vazhdimësi për familjen dhe atdheun.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Kohën e lirë në natyrë.Kam qenë dhe kam mbetur dashamirës i natyrës, pastaj me lexim, dëgjoj muzikë dhe ditët, javët, muajt e viti më kalon shumë shpejt.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Mendoj se gjenerata e re që me sukses ka kryer shkollimin në Zvicër, është bashkuar e përshtatur (integruar)me sukses në jetën e përditshme në shtetin Zvicran në të gjitha drejtimet.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Mërgimtarët kanë nevojë parësore që t’u mundësohet hyrja në atdhe pa i penguar e dënuar për të paguar taksat për sigurime automjetesh lidhur me atë kartonin e gjelbër dhe të sigurisë, pasi atë e kanë bërë në shtetin ku jetojnë e punojnë dhe vlenë për tërë shtetet perëndimore, e në Ballkan vetëm Kosova s’i pranon.Në këtë mënyrë i ka dënuar dhe denon. T’ju pranohet e drejta secilit për të votuar dhe për të qenë i votuar me rastin e shpalljes së zgjedhjeve, për të garuar për kuvendar-e të Kuvendit të Kosovës.
Këtë të drejtë ta jetësojë secili në shtetin ku jeton dhe vendbanimin ku caktohen vendvotimet, siç bëhet në Kosovë me të njëjtat rregulla.
Në përfaqësitë diplomatike të dërgohen përfaqësues diplomatikë të përgatitur, por edhe nga vet mërgimtarët. Të marrin përsipër, në mënyrë institucionale, në secilin shtet, që mësimi i gjuhës shqipe, si mësim plotësues, të përfshihet në orarin e rregullt mësimor në secilën shkollë ku ka nxënës të përkatësisë shqiptare. Në këtë mënyrë do të bëhej përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Për mua kënaqësi e pasuri shpirtërore është takimi me ish nxënësit e mi, që tanimë ushtrojnë detyra të ndryshme me rëndësi, si në arsim, me tituj të ndryshëm, si mësues, profesorë, mjekë të drejtimeve të ndryshme.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
S’kemi plane të veçanta.Unë jam qe 10 vite në pension, ndërsa bashkëshortja ime ende punon.Pushimet vjetore i kalojmë kryesisht në Kosovë, Shqipëri apo Zvicër.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Të mësojnë gjuhën shqipe, krahas gjuhës vendore, përmes leximit e bashkëbisedimit me familjarë e bashkëatdhetarë, për të mos e harruar atë. Këtë ta shnëdrrojnë në shprehi të përditshmërisë dhe si porosi, ta përcjellë secili te fëmijët e tij, brez pas brezi. Kështu që kryerja e punës ku punon me ndërgjegje e përgjegjësi, sipas profesionit e përvojës, është shembulli më i mirë jo vetëm në vendin e punës, por edhe për familjen në vendin ku jeton.
I ke thënë vetes, pse kam ardhur në gurbet?
Jo, asnjëherë, ngase i di shkaqet dhe arsyet se pse kam ardhur.
Mendoni, se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar, se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Po, kanë shkuar shumë vite, duke menduar e parë ëndrra, siç thonë, me sy çelur.
Çka kujton më së shumti nga atdheu?
Shpeshherë, me shpejtësinë më të madhe se të dritës, ndoshta për disa sekonda apo ndonjëherë edhe më gjatë, herë – herë në mënyrë kronologjike, herë – herë në mënyrë të shkëputur, kujtoj tërë rrjedhën jetësore që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, në lidhshmëri me vendlindjen dhe gjendjen e përgjithshme në atdhe, në të gjitha drejtimet, në përgjithësi, herë – herë duke veçuar atë në vendlindje, duke përfshirë të gjitha periudhat me rrjedhën e ngjarjeve që nga fëmiria, rinia, shkollimi, puna në arsim dhe veprimtaria në kohë dhe hapësirë. Pastaj,duke bërë shpesh edhe analizë gjithpërfshirëse, pa mundur asgjë nga e shkuara të ndryshohet, por edhe krahasime dëshirore se si kisha dëshiruar ta shoh atdheun në të gjitha drejtimet.
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për Ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Jeta e mërgimit, më herët, ka qenë shumë më e rëndë dhe më e vështirë. Për shkak të largësisë, mundësitë për të lëvizur, për të biseduar apo për të pasur letërkëmbim të ndërsjellët me familjarë, miq e dashamirë është dashur kohë, etj. Tani, me zhvillimet teknologjike të telekomunikacionit informatikës me shumë të dhëna e mundësi të shpejta përmes internetit etj., mërgimtarët brenda disa minutave marrin të dhëna e japin si nga atdheu dhe mërgimi në mënyrë të ndërsjellët, zhvillojnë biseda të drejtëprdrejta përmes pamjeve të ndërsjellta. Kryejnë punë e porosi sipas nevojave shpejt dhe sakt. Tani është shumë më leht jeta në mërgim se sa përpara.
Çka nuk i falë vetes?
Që s’jam përkushtuar për mësimin e gjuhëve vendore këtu në Zvicër.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në mërgim, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Kam tuar më shumë në çdo drejtim se sa kam humbur.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Gjenerata e tashme që s’e vijon mësimin plotësus në gjuhën shqipe, tanimë kanë harruar gjuhën shqipe, ndoshta e asin shumë pak e me shumë gabime apo edhe në familje fare nuk asin shqip. Gjeneratat e reja në të ardhmen, nëse mësimi plotësues i gjuhës shqipe nuk hyn në orarin e rregulltë të mësimit vendor, që scili nxënës të ketë notën nga gjuha shqipe, në të ardhmen, me siguri se do ta harrojnë shqipen, përjashto pakicën e interesuar në mënyrë të veçantë, nëse ka të tillë.
Sikurse të ishte e mundur, që të vije edhe një herë prej llimit në mërgim, çka kishe bërë ditën e parë?
Isha paraqitur në institucionin përgjegjës dhe kisha kërkuar vendbanim dhe punë që do ta kryeja sipas aftësive që kam, për të qenë i pavarur përmes timit nga puna e bërë.
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur, të pije pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Në Prizren, te kroi në Shadërvan . / Dashnim HEBIBI