Nga Kanadaja: „Gjenerate e dytë, e sidomos e treta,do të ketë më shumë vështirësi në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së vet. Falë angazhimit të mësuesve e shoqatave, këtë zbraztësi e plotëson deri diku. Mendoj që ne, të rriturit, pra prindërit, jemi fajtorë më shumë se rinia që shumë pak angazhohemi që fëmijët tanë ti dërgojmë në shkollat shqipe. Mjafton që kuadri nuk mungon dhe mësuesit gjenden. Gjithkund ky problem po e preokupon diasporën. Përkrahja nuk mungon nga ambasada.Kemi edhe tekste shkollore, vetëm rëndësinë nuk ia dijnë mjaftueshëm. Përndryshe, rinia shqiptare, e sidomos femrat, janë të shkëlqyer në Kanada.Nuk e kemi as një problem të veçantë që njihet në publik. Janë mirë të integruar“, na tha, ndër të tjera, zonja Rexhepi.
Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Kanadë?
Migrimi në Halifax të Kanadasë ndodhi më 15 maj të vitit 1999 nga Kampi i Stankovecit i Maqedonisësë Veriut.
Cila është struktura aktuale e familjes suaj?
Jam e martuar me Zeqirja Rexhepin, piktor/profesor. Kemi 6 fëmijë, 4 vajza dhe dy djem. Kemi 17 nipa, 14 djem dhe tri vajza dhe një stërmbesë. Pesë femijë jetojnë në Kanada. Një vajzë në Zvicër, me tre djemtë e saj dhe bashkëshortin Nderim Ibrahimi.
Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Kanada?
Fillimisht, për 6 javë qëndruam në bazën ushtarake në Halifax. Edhepse të lodhur e të katandisur që përjetonim në atë kohë, ngaqë teknologjia nuk ishte në nivel që e kemi tani dhe nuk kishim informata të mjaftushme se çfarë po ndodhte në Kosovë. Ndjeheshim të brengosur për gjithë situatën që ndodhte, pasi që kishim lënë edhe shumë familjarëprapa, pa e ditur gjendjen e tyre nëse janë gjallë apo të zhdukur. Por, duke iu falenderuar institucioneve të Kanadasë, në tërësi, angazhimi i tyre për të na dalë në ndihmë në të gjitha aspektet humane, ne filluam ta marrim veten dhe ta kuptojmë se bota e civilizuar, në krye me SHBA-në po na ndihmon për çlirimin nga barbaria që na pati ndodhur me shekuj.
Jemi falenderues përgjithmonë për Kanadanë dhe gjithë atyre vendeve që na trajtuan si njerëz.
Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?
Përveç punës sime të rregullt si stiliste për 22 vite në biznesin tim ‘Hair By Bea” në Halifax të Kanadasë, për katër vite kam punuar edhe si përkthyese për institucione të ndryshme në Halifax. Gjithashtu, kam bërë edhe punë vullnetare në organizata të ndryshme. Poashtu, jam marrë edhe me punët e shoqatës së gruas, ku për katër vite kam qenë kryetare e shoqatës ‘Forumi i Gruas’ në Halifax.Pastaj, edhe për katër vite kam qenë Nënkryetare e Shoqatës Shqiptare-Kanadeze “Illyria” në Halifax, duke u marrë, gjithashtu edhe me aktivitete kulturore të komunitetit.
Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë kanadeze?
Integrimi në shoqërinë kanadeze për mua nuk ka qenë aq i vështirë, pasi që profesioni im është universal, andaj kam pasur mundësi që të punësohem.
Fillimisht, vitin e parë, në industrinë e filmit dhe tëteatrit nëdepartamentin e kostumografisë, si dhe shkollimi në kolegjin e dizajnit, pastaj edhe për stiliste. Ajo që më integroi ishte gjuha angleze dhe profesioni e puna e rregullt. Punën time profesionale e kanë përcjellë mediumet dhe instuticionet shtetërore, ngase isha refugjatja e parë në Nova Scotia nga Kosova që hapi biznesin individual nëqershor 2002, ‘Hair By Bea’,në të cilin edhe vazhdoj të punoj.
Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?
Vendlindjen e vizitoj çdo vit, përveç në 2020, në kohën e pandemisë. Tani, vendlindja, si gjithë shqiptarët që e kanë prioritet, edhe nejemi shumë të lidhur, edhe pse largësia e bën të veten, ne patjetër gjejmë mundësi që një herë në vit të shkojmë në vendlindje, e cila, gjithherë na bën mëkrenarë me zhvillimin që ështëduke e bërë në të gjitha trojet. Kjo neve na e zbutë mallin për atheun.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?
Pas luftës, çlirimi i Kosovës dhe demokratizimi e ndryshoi botëkuptimin patriarkal që mbizotëronte te shqiptarët. Filloi që të fuqizohet dhe përkrahet roli i femrës. Shkollimi i brendshëmedhe ai në diasporë bëri që edhe roli i gruas të jetë prezent në të gjitha shtresat dhe profesionet. Këto u arritën me përkrahjen e institucioneve, kështu që patëm rastin që presidentja e parë në Ballkan të jetë një femër në shtetin tonë. Ajo ishte kurajo dhe afirmimpër të gjitha gratë. Tani edhe presidentja e dytë femër, neve na bën krenare në botë.Pastaj vijnë femra shqiptare nëpër botë, si në kulturë, ashtu edhe në sport. Ky trend më nuk ndalet. Kjo po zgjerohet në të gjitha trojet shqiptare dhe në botë.
Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?
Femra shqiptare, gjatë gjithë historisë ka qenë shtyllë e familjes për mbajtjen e familjes dhe edukimin e femijëve në frymën patriotike.Kurrë nuk ka qenë pengesë e aktiviteteve kombëtare.
U dëshmua në luftën e fundit, gjatë së cilës, femra shqiptare ishte mobilizuar edhe në UÇK.
Në të gjitha sferat, tani pas çlirimit, femrat janë të përkushtuara në disa dimensione, si të familjes, bëmirësisë, emancipimit, shkollimit, ku është duke u njohur kontributi dhe suksesi i gruas shqiptare të përkushtuar në shkencë, kulturë, politikë dhe biznes. Kjo është për lavdatë dhe kombin tonë e bën shumë më të respektuar, pasi që ndikimi fetar, më pak është i shprehur te ne shqiptaret.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve, në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?
Gjenerata e dytë, e sidomos e treta, ka për të pasur më shumë vështirësi në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së vet. Por, falë angazhimit të mësueseve e shoqatave, këtë zbrazëti e plotëson deri diku.
Mendoj që ne të rriturit jemi fajtorë më shumë se rinia, sepse shumë pak angazhohemi që fëmijët tanë t’i dërgojmë nëshkollat shqipe. Mjafton që kuadri nuk mungon, gjenden mësues gjithkund, por ky problem e preokupon gjithë diasporën. Përkrahja nuk mungon nga ambasada.Kemi edhe tekste shkollore, vetëm rëndësinë nuk ia dimëmjaftueshëm.
Përndryshe, rinia shqiptare, e sidomos femrat, janë tëshkëlqyeshme në Kanada. Nuk e kemi asnjë problem të veçantë të njohur nëpublik. Janë mirë të integruara.
Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare në diasporë ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?
Pasi që shkollimi në diasporë ka marrë hov, duke shfrytëzuar ligjet demokratike, ka arritur zhvillim nëtë gjitha lëmitë, por ndihmën më të madhe që qeveritë tona duhet japin është në zhvillimin e biznesit dhe të turizmit, që femrat tona mund të mdihmojnë në vendlindje dhe anasjelltas.
Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Kanada për sukseset e juaja. Komenti juaj?
Po, gjithsesi. Ndikimi im dhe i gjithë femrave aktive i impresionon të gjitha vajzat e reja që i kanë mundësi më të mëdha se ne dhe që kanë më shumë mbështetje nga ne që kemi punuar shumë për të arritur këtu ku jemi sot.
Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare në diasporë?
Po flas për Kanada. Zëri i gruas është në nivel, por ende duhet edhe më shumë përkrahje nga vet ne gratë. Kultura kanadeze është përkrahje e plotë për ato që angazhohen.
Do të duhej që gruaja shqiptare në diasporë të jetë më e organizuar?
Angazhimi i gruas së disaporës dallon nga vendet ku jeton ajo dhe nga vjen. Është mundësia më e madhe në Evropë.Kjo dallon shumë, pasi që shtetet janë nacionale dhe më pak i kushtojnë rëndësi integrimit që pastaj duhet vetiniciativë dhe përkrahje e madhe nga vet komuniteti,i cili,është shumë e vërtetë qëështëprapa në kulturë edhe nga vet shtetet tona.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI