HelveticALforum mëson se me të enjtën, me datë 31 tetor, Prof.dr. Abdulla Rexhepi ka mbajtur dy ligjërata në tempullin e dijes të Napol-it në Itali me temë “Persian literature created by Albanian authors: the case of Nezim Frakulla” dhe “Texts and Contexts of Albanian Literature in the Arabic Script”.

Ligjëratat janë mbajtur me studentët e studimeve orientale dhe të studimeve albanologjike. Ky cikël ligjëratash organizohet në kuadër të seminarit “Reflected glances: Albania between West and East” të Departamentit të studimeve letrare, gjuhësore dhe komparative të Universitetit të Napolit.

Cikli i ligjëratave udhëhiqen nga prof. Blerina Suta. Të gjitha këto aktivitete realizohen në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Napolit.
helveticALforum