Mr.sc.Shefat ADEMI
Emri i Lasgush Poradecit mbetet, emër i veçantë në letërsinë shqipe. Figura e tij e ndritur, i bëri ballë shumë stuhive jetësore sepse qëndroi i palëkundur para tyre. Si liriku më i madh, i kombit shqiptar arriti që të thyente tabutë bajate të imponuara nga rrethanat e kohës, duke i ringritur në kult e mit në vendlindjen e tij në Pogradec.
Personaliteti i tij, në qytetin e lindjes u bë figurë shpirtërore, e kulturore e vendit të tij. Së bashku me gjuhëtarin Eqrem Çabej dhe shkrimtarin Ismail Kadare, patën lidhje të jashtzakonshme si kolosë të kulturës shqiptare të cilën arritën ta afirmojnë në instanca më të larta botërore.
Shtëpia e Lasgush Poradecit, u bë t’merri kryesor i komunistëve të cilët as në orët e vona nuk e linin të qetë njeriun e penës, artit, shkencës e mbi të gjitha personalitetin e shek XX. Misionin e tij në jetë e përmbushi duke qenë poet, sepse zemra e tij mbeti e lidhur përjetësisht dhe shpirtërisht, me kombin shqiptar.
helveticALforum