Foto: Et`hem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Qazim bej Vlora (1912). Për tri ditë me radhë, në Zvicër, për një vizitë familjare, qëndroi i pari i familjes Gurakuqi, z. Anton Gurakuqi. Edhe pse kishte vizitë familjare, ai takoi disa bashkatdhetarë që veprojnë në Zvicër. Ashtu edhe siç ju kemi informuar përmes HeveticAlForum, ai takoi z. Qemal Musliu, një veprimtar i njohur, pastaj Shefin e Misionit Konsullor në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha dhe stafin e tij, z. Ylberl Qusaj PhD, shkenctar i pfarmacisë, kryetarin e LAPSH-it për Kantonin Cyrih, z. Naser Ulaj edhe atë në një orë mësimi, z. Përparim Sabriu, Kryetar i LAPSH-it për Bylah dhe njëherit koreograf, z. Rafet Ademi, themelues i disa shoqatave kulturore në Zvicër dhe tani më kryetar i Shoqatës Kulturore “Fricktal” si dhe z. Dashnim Hebibi, PhD, i cili ishte në shoqëri të tij.
Takimi me z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih ishte shumë emocional. Z. Berisha ishte i shoqëruar me Nënkonsullin, z. Avni Zejnullahu. Një pritje e merituar ishte nga ana e z. Berisha. Edhe z. Gurakuqi mbeti pa koment me mikpritjen dhe bashkëbisedimin që e patën. Z. Berisha nuk mundi ti fshIhte emocionet e tij, duke i treguar se është rritur me filmin “Nëntori i Dytë” dhe me historinë tonë kombëtare. Gjatë bisedës miqësore, nuk munguan edhe lotët. Z. Gurakuqi u njoftua edhe me punën që bëhet dhe me hapësirën e konusllatës dhe stafin.
Modestia e z. Berisha i pëlqeu shumë z. Gurakuqi, ku e përgëzoi për punën e tij. Krejt në fund të takimit që zgjati një orë, z. Berisha i tha, ndër të tjera, z. Gurakuqi: “Në Zvicër ke dy shtëpi dhe kjo është e jotja”. Edhe takimi me Prof.dr. Ylber Qusaj ishte i përzemërt dhe bashkëbiseduan me sukseset e tija se si ka ardhur deri te suksesi që punon në industrinë më të njohur farmaceutike.
Naser Ulaj ndau disa minuta me shumë respekt edhe pse ishte në orar të mësimit me fëmijë shqiptarë. Me të hyrë në atë klasë në Cyrih, z. Gurakuqi e përgëzoi për punën që po bën z. Ulaj dhe të gjithë mësuesit e LAPSh-it. Fëmijët mërgimtarë që patën fatin ta takojnë z. Gurakuqi do ta kujtojnë edhe kur të rriten. Z. Naser Ulaj e njoftoi me gjendjen aktuale të LAPSh-it, duke dashur që numri i fëmijëve të jetë edhe më i madh në krahasim me numrin e mërgimtarëve që jetojnë e veprojnë.
Pas këtij takimi, takuam struganin Përparim Sabriu, një veprimtar i dëshmuar edhe për shkollën plotësuese shqipe në kuadër të LAPSh-it. Sa ishte në vendlindjen e tij ishte edhe koreograf i suksesshëm. Me shumë emocione e dëgjonte kah fliste z. Gurakuqi dhe realizuan edhe foto kujtimi.
Ndërsa z. Rafet Ademi dhe Dashnim Hebibi bashkëbiseduan për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës dhe e ftuan që ta vizitojë një ditë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Gurakuqi u shoreh: “Mezi e pres atë moment. Edhe sa isha në politikë, me aq mundësi sa kishim, kemi punuar për ato toka, por rrethanat e kohës duhen kuptuar. Një është e sigurtë se ajo tokë ishte e do të mbetet shqiptare”.
Gurakuqi pati fjalët më të mira për mërgimtarët tanë dhe tha se do të duhej të nderohej shumë e më shumë, sepse diaspora ka kontribuar dhe po kontribuon për tokat shqiptare. Mesazhi i tij ishte që të jemi më të bashkuar dhe ti japim hapësirë meritorëve dhe të ecim drejt BE-së.
Me një përshëndetje dhe urim të përzemërt, uroi të gjithë bashkatdhetarët kudo që gjenden për 28 Nëntorin, festën e madhe kombëtare.
HelveticAlForum