Afshi i tokës së shkelur
Çasti për të arritur tek muza
tek shtëpiza e së bukurës
tek sofra e brumit hyjnor të krijimit
e do të jesh me të, dhe brenda saj
Kjo jetë është shumë e gjerë
shtrihet përtej dukjes që sytë shohin
përtej dukjes që shpirti sheh
dhe përtej shumë vargmaleve të mendimit!..)
Dashnim HEBIBI