DARDHËZËS NGA ROGANA
Shkruaj për aq sa mund të japë fjala
shkruaj për aq sa mund të japë arti i
fjalës, zemra dhe shpirti, qenia ime
shkruaj për aq sa më jep dhe muza.
Jeta është ndeshje dhe garë në jetë
në librin “Iliada shqiptare” unë kam
jetën time, të popullit tim, t´atdheut.
Me vepra jetën mund ta bëjmë më
të bukur, të pasur dhe më qytetare
Ia vlen Atdheun ta këndoj më tepër
për aq sa më jep fjala dhe dhuntia
dashuria në poezi është e veçantë
çdo njeri në zemër e ka një dashuri!
Ia vlen të këndoj më tepër Atdheun
dhe katër Republikat tona Shqitare;
Republikën e Çamërisë, të Iliridës,
Republikën e Kosovës dardane dhe
Republikën e Shqipërisë. Koha jemi
ne, nuk ka histori që mund ta merr
era, të gjallët vdesin por të rënët për
liri i mbijetojnë egërsisë së luftërave
shkruaj për aq sa më jep gjak fjala,
dhe për aq sa më jep gjak arti gjuhës!…
Atdhe Geci- Dortmund