DËSHMORËVE TË ROGANËS
Secili nga ju një i nderuar i kombit
secili nga ju një luftë e një histori
secili nga ju një dashuri për lirinë.
secili nga ju një i bukur për atdhe!
Dëshmorë të Roganës e t´Atdheut;
ju s´deshët të rriteshit duarlidhur
ju s´deshët të bënit jetë në pranga
ju ishit guximi i UÇK-së së lirisë.
Trima, pa ju liria do kullonte gjak
pa ju burgjet do ishin plotë me né
pa ju gjuha jonë do ishte në luftë.
Pa ju e ardhmja do ishte e mangët!
Dëshmorë të Roganës e t´Atdheut
falë gjakut tuaj dhe idealit tuaj
falë dashurisë për tokë e për atdhe
Kosova dardane po e shijon lirinë!…
Nevzad, Selver dhe Emin Kryeziu
ju s´ deshët të rriteshit duarlidhur
ju ishit grushti i frymës së madhe
dhe grusht i bashkimit kombëtar.
Atdhe Geci