helveticALforum ka mësuar, se i pari i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, mbrëmë ishte në një koncert interesant ku morën pjesë shumë diplomat dhe me këtë rast, z.Berisha, pati edhe takime të rëndësishme, ja se si e përshkruan ai evenimentin në fjalë:
„Sonte së bashku me Konsujt e Përgjithshëm të Brazilit, Portugalisë, Kroacisë, Turqisë dhe Belgjikës, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në koncertin “Echos der Natur,” një mbrëmje e mbushur me muzikë të jashtëzakonshme dhe ndjesi të veçanta. Pianisti i talentuar Pablo Rossi solli një program unik që përfshinte vepra nga kompozitorë të shquar si Carlos Gomes, Heitor Villa-Lobos, Francisco Mignone, Franz Liszt, dhe Franz Schubert.
Ky koncert, organizuar nga SonusArts dhe Konsullata e Përgjithshme e Brazilit në Cyrih, ishte një dëshmi e fuqisë së artit për të ndërtuar ura miqësie dhe mirëkuptimi mes kulturave tona“.
helveticALforum