Dje më 15 nëntor u bënë 25 Vite nga Pushka e parë Çlirimtarëve për Liri e Ribashkim të Kosovës Lindore. Edhe pse në moshë të thyer, Sheket Asani tregoi për pak minuta se si e krisi pushkën i pari në ato treva kundër regjimit dhe duke kujtuar dëshmorët me një minutë heshtje.
Me këtë rast u mbajt një takim kujtimi dhe krenarie në selinë e Shoqatës Atdhetare „Atdheu“ në Bad Ragaz të St. Gallen me disa nga veprimtarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të përkrahur edhe nga atdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Në praninë e shumë bashkatdhetarëve të të gjitha trojeve shqiptare u kujtuan dëshmorët dhe të gjithë çlirimtarët që patën veshur uniformën për ta hequr qafe regjimin e egër nga trojet autoktone shqiptare.
Diaspora, në çdo proces, ishte afër atdheut, prandaj edhe mbrëmë, me zemër ishte andej.
Ky takim, u organizua nga SHH “Lugina e Preshevës”, ku më pastaj, u zgjodh edhe kryesia e re e kësaj shoqate, që po i mbush 20 vjet veprimtari, sa atdhetare edhe aq humanitare. Për më në detaje, se si shkoi takimi i mbrëmshëm, do t`ju informojmë gjatë ditës.
HelveticALForum.ch