Me të përfunduar edhe dita e dytë e turnirit e organizuar për nder të 28 nëntorit ditën e flamurit kombëtar nga kryesia e xhamisë dhe imami i kësaj xhamie z.Nehat V.Ismaili dhe të ndihmuar nga shumë bashkadhetarë, helveticALforum, ka mësuar, se ishte një ditë super e mirë me shumë sportëdashës dhe sportistë.
Sipas informacioneve të redaksisë, gjithçka ka kaluar mirë edhe pse ishte një numër jashtëzakonisht i madh i të pranishmëve. Kishte të pranishëm edhe veprimtarë të të gjitha trevave shqiptare dhe kaloi me notën më të mirë të mundshme.
„Të gjitha lojërat që u zhvilluan nuk kishte sharje, as gjëra negative, që jemi mësuar të shohim shpesh nëpër turnire të ndryshme, por përfundonin me fjalë të mira dhe pak më i miri fiton, apo fati që është në anën e tjetrit dhe tekefundit, dikush duhet ta pësoj me rezultat, por e rëndësishmja të marrësh pjesë dhe të dijmë vlerën e asaj pse jemi mbledhur, thanë disa të rinjë që ishin pjesë e turnirit. Për të mësuar më hollësisht se si kanë shkuar këto ditë, ja se si e përshruan imami i xhamisë z.Ismaili. Ai fillimisht falënderoi kryesinë e xhamisë, bashkëorganizatorët, sponzorët, prindërit, sportistët dhe të gjithë ata që ishin prezent dhe kontribuan edhe nëse me fjalë të mira.
Njëherit i uroi të gjithë shqiptarëve festën më të rëndësishme kombëtare. Ja se çka na tha:“
„Ishin dy ditë të ngjeshura në futboll në sallë, dy ditë festive të mbushura me emocione dhe performancë të shkëlqyeshme.
Sot performuan 20 ekipe futbolli, afro 200 lojtarë të cilët me aftësitë e tyre të shkëlqyera treguan dinjitet dhe shpirt sportiv.
Ata kishin ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, përfaqësues të kombësive të ndryshme. Vendi i parë i takoi ekipit FC Vllais, të cilët gjithashtu u dekoruan për fair play. Lojtari i tyre, Dardan Krasniqi, u përzgjodh si lojtari më i mirë i turnirit për vitin 2024. Vendi i dytë i takoi ekipit Xhamia e Bardhë, ndërsa në vendin e tretë u rendit ekipi FC Shqiponjat.
Në emër të kryesisë së Xhamisë së Bardhë, falënderojmë publikisht të gjithë pjesëmarrësit në turnirin tradicional të 28 Nëntorit. Falënderojmë të gjithë spektatorët dhe kryesitë e xhamive, me një theks të veçantë kryetarin e Xhamisë Drita Luzern, z. Fadil Hasanin dhe stafin e tij për prezencën dhe mbështetjen morale që i japin këtij turniri, duke theksuar që Xhamia Drita Luzern është pjesëmarrëse e rregullt e turnirit 28 Nëntori që organizohet nga Xhamia e Bardhë Aarburg.
Falenderojmë të gjithë sponzorët e këtij turniri, dhe pa mbështetjen e tyre finansiare dhe mediale ky turnir nuk do të ishe i suksesshëm deri në këtë shkallë.
Dëshirojmë të falënderojmë stafin e referëve dhe të gjithë aktivistët të cilët kontribuan që ky turnir të realizohet në mënyrën më të mirë. Të jemi bashkë dhe të vazhdojmë edhe në të ardhmen organizime të tilla.
Ndërsa kryetari i xhamisë “Drita” në Luzern të Zvicrës, z.Fadil Asani ku ishte edhe ai i pranishëm e përshkruajti me këto fjalë;
“Krenarë me të rijtë e xhamisë “Drita”, ata sonte ishin pjesmarës me dy ekipe ne turnirin tradicional që organizoi Xhamia e Bardhë në Aarburg dhe si çdoherë që jemi pranë tyre, unë ndajta sot koh i vizitova dhe i urova për pjesmarjen duke ju uruar suksese e për lojëra fer dhe mbështetje të përhershme si xhami. Ju jam mirënjohës secilit nga ju për kontributin që jepni gjithmonë në çdo event. Respekt. Njëherit i urova të gjithë të pranishmëve festën kombëtare 28 nëntorin duke dëshiruar që të jemi edhe më të bashkuar dhe të punojmë shumë për të mirën e kombit.
Ne dolëm edhe me një shkresë për këtë organizim dhe ja se çka kemi thënë si kryesi:
“Sot në Aarburg nën organizim të Xhamisë si motër Xhamia e Bardhë në Aarburg u organizua turniri në futboll ku Xhaminë “Drita” e përfaqësuan dy ekipe të rinjësh (Xhamia Drita1 dhe Xhamia Drita 2) të cilët zhvillluan loja të mira dhe fer.
Kryesia e Xhamisë për mes vizitës së Kryetarit, z.Fadil Asan i uroi dhe falënderoi nga zemra këto të rinjë të cilët me vullnet të lartë e të mirë perfaqësuan sot dinjitetshëm Xhaminë “Drita”.
Ne si kryesi inkurajojmë këta të rinj që të jenë aktiv dhe të përfasojnë dinjitetshëm edhe herave të tjera xhaminë tonë, ku edhe tash e tutje, do të kenë çdo të shtune sallën sportive në Emmenbrücke për tu argëtuar me sporte bashkërisht.
Djemë edhe pse sot fati nuk e deshi që ju të mernit vendin e III-të, por ne jemi gjithmonë krenarë me ju dhe angazhimin tuaj në xhami. Respekt.”. Këto dy ditë, vërtet do të mbahen ndërmend e nuk do të harrohen, sepse krejt në fund u ndanë të kënaqur dhe duke bërë edhe foto kujtimi.
helveticALforum.ch