Dardanët do të jenë nikoqir të Lituanisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve dhe do të përballet me Lituaninë.
Kundërshtarët e sotëm të Kosovës janë të fundit në grupin 2 të Ligës C me zero pikë, andaj pritet një fitore e lehtë e të përzgjedhurve të trajneri Franco Fodas.
Ndeshja do të nis nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i mbushur me tifozë. Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë kundër Rumanisë në minutat shtesë të saj.
helveticALforum.ch