HelveticALforum është i informuar nga Unioni Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, se ne qytetine Pullës është bërë hapja e Shtëpisë së Kulturës Shqiptare. Ja se për çka bëhet fjalë;
Në këtë ngjarje të madhe ishin prezent një numër i madh i personaliteteve si ish Presidenti i Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu, Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Martin Berishaj, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë znj. Alma Kasa, Profesor Skender Asani, Don Shën Zefi Vikar gjeneral i kishës katolike në Kosovë, Misionari Don Albert Jaku e shumë e shumë personalitete tjera.
Kryetari Çollaku e falënderoi komunitetin shqiptarë në Istër për punën e suksesshme të kryer deri më tani, e njëkohsisht i përgëzoi që po vazhdojnë të punojnë për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Republikën e Kroacisë. Megjithatë theksoi se ka akoma shumë punë për të bërë për mbrojtjen e çështjeve dhe interesave shqiptare në Kroaci.Në të ardhmen na presin sfida të reja dhe një herë e përgjithmonë në Kroaci duhet të vetëdijsohemi në lidhje me kontributin e Shqiptarëve për formimin e shtetit kroat.
Kontributi i shqiptarëve ka qenë i jashtzakonshëm sikur në luftë, ashtu edhe në paqe.Vlen të përmendet çdoherë kontributi i veteranëve shqiptarë të luftës në kroaci. Në luftën atdhetare shqiptarët u flijuan për të krijuar shtetin model të Kroacisë, andaj edhr sot shqiptarët në Kroaci kontribojnë në ekonominë dhe zhvillimin e plotë të shtetit Kroat.
Duke marrë parasysh qe asnjë shqiptarë nuk gjindet në buxhetin e shtetit Kroat në skemat sociale, të gjithë punojnë, veprojnë e kontribojnë me forcat e veta. Afaristët shqiptarë punësojnë rreth 50.000 qytetar në Kroaci. Pra jemi një degë e cila kontribojmë shumë për këtë shtet, jemi pakicë kombtare e cila këtë shtet e trajtojmë plotsisht si shtetin amë, jemi diaspora më e mirë sepse kjo diasporë dha bijtë e bijat e veta në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën më të shenjtë qe e ka pasë që nga koha e Skenderbeut e deri tani.
Kryetari Çollaku edhe njëherë në krye të Unionit ftoi të gjithë që ky lloj bajraktarizmi që bëhet nganjëherë në mesin e shqiptarëve të ndërpritet njëherë e përgjithmonë.
Dihet mirë kush është prirësi i shqiptarëve dhe bajraktari i shqiptarëve në Kroaci dhe ashtu do të jetë edhe pse ka tendenca dhe qëllime jo të mira për ndarjen e shqiptarëve në dy blloqe, mirëpo unë si kryetar i Unionit do të luftojë me gjithë forcën time, shokët dhe miqët e mij që ta parandalojmë një gjë të tillë.
Edhe njëherë urime qendra kulturore shqiptare në Pullë, dhashtë Zoti që kjo qendër të funkcionojë më së miri, pik së pari për të rinjët shqiptarë për organizimin e manifestimeve të ndryshme shqiptare, jo vetëm të bashkësisë shqiptare në Pullë, mirëpo edhe familjeve shqiptare që jetojnë në Pullë. Gëzuar. E.Ç“. Mërgata shqiptare në Kroaci është shumë e suksesshme dhe gëzon autoriet të madh te shteti mik kroat.
helveticALforum.ch