Sot, në 22 Nëntor, me krenari kujtojmë dhe festojmë Ditën e Alfabetit Shqip – një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për arsimin dhe kulturën shqiptare.
Kjo ditë e lavdishme na kujton rëndësinë e arsimit, nëpërmjet të cilit jo vetëm që ruajmë dhe pasurojmë gjuhën tonë të bukur, por edhe ndërtojmë ura që na lidhin me botën e dijes dhe vlerave universale.
Universiteti i Evropës Juglindore, si një institucion lider në promovimin e arsimit cilësor dhe inovacionit, mbetet i përkushtuar që t’i pajisë studentët e tij me njohuri dhe aftësi për të kontribuar në zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe shoqërisë shqiptare.
Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi përgjegjësinë që kemi për të ruajtur këtë trashëgimi dhe për ta çuar përpara me dinjitet dhe përkushtim. Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip!
Me respekt, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore