Wetzikon, 23 nëntor
Për të gjithë diasporën tonë, por jo vetëm, emri i Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizsneseve në Zvicrën Qëndrore, njëherit veprimtar i hershëm i kauzës sonë kombëtare, është i njohur. Ai sot kishte përcjellur disa ngjarje kulturore, që iu kanë kushtuar Ditës së Flamurit.
Por, përmes pak fjalëve e përshkruan një vizitë, që ia kishte bërë gjatë pasdites të së shtunës te ekspozita e hapur e Shoqatës së Arteve „Art Plisi“ në Wetzikon, që janë përfshirë 17 piktorë. Ja se si e përshkruan;
Mërgata po e kremton 28 Nentorin me përplot manifestime edhe ate nga fillimi i këtij muaji e do të vazhdoj deri në dhjetor.
Sot me datë 23.11.2024, ju uroj festat me pikturën e heroit tonë Skënderbeut dhe Shqiponjës të punuar nga piktori, Dussi Sadriji .
Sot, me kënaqësinë më të madhe vizitova ekspozitën e hapur nga Shoqata e Arteve Art Plisi në Wetzikon, që janë të përfshirë 17 piktorë shqiptarë.
Shikova me shumë kujdes pikturat që flisnin shumë dhe të punuar me shumë kujdes dhe mbresëlënës.
E përgëzoj, Shoqatën Art Plisi me kryetar Dusi Sadrija dhe piktorët për këtë ekspozitë për nder të festave të nëntorit. Njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë gastronomve, bizneseve dhe miqëve që të përkrahin artin dhe njëkohësisht të zbukurojnë ambientin e shtëpive, restauranteve, hoteleve dhe zyrave me piktorë shqiptar.
Piktorët:
Dussi Sadriji Idriz Berisha, Saimir Strati, Rame Dardania, Kushtrim Sylejmani, Mihrije Sadiku , Dorina Ukgjini, Kaltrina Zeqiri-Kastrati, Rijad Mehmeti, Jacqueline Bislimi, Avdi Hajdari, R.C.Anaider, Hamza Halil Kokollari, Bedrije Hamiti, Lec Rexhep Leci, Jalldeze Mustafa dhe Valerijana Krasniqi Art .
helveticALforum.ch